I dha ultimatum Bashës të ndryshojë listën, kandidati i PD bojkoton mitingun e hapjes së fushatës

Lefter Maliqi kandidati i tretë i PD-së në qarkun e Beratit nuk ka qenë i pranishëm sot në mitingun e hapjes së fushatës ku merrte pjesë edhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha.

Në miting binte në sy fakti që në rreshtin e parë ishin të gjithë kandidatët, por jo Lefter Maliqi. Ai ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me vendin e tretë në listë dhe pretendon se ka pasur më parë garanci nga Basha për të udhëhequr Beratin.

Për këtë arsye Maliqi i vendosi afat Bashës deri sot në mesnatë për të ndryshuar listën e Beratit dhe lajmëroi mungesën në mitingun e hapjes së fushatës për aryse personale.

Ndjesë.! Të dashur miq,mbeshtetes,duke ju qënë tepër mirënjohës ju njoftoj se nesër në hapjen e fushatës në Berat ku z.Basha i Republikës së re bën prezantimin e kandidatëve nuk do të jem i pranishëm për arsye personale.

Nesër deri në orë 12 të Natës pres takim me z.Basha për premtimin e pambajtur të tij. Në ditët në vazhdim do ju sqaroj në takime të ngushta me ju.!

Detyrimi im për ju është i pashlyshëm,mirënjohja ështē shumë e thellë dhe e madhe,votat i kam personale mbi 10.000 pasi marreveshjen e kemi bere ju voten une premtimet dhe mbeshtetjen në cdo fatkeqësi e nevojë që dihet nga të gjithë,miliarda leke investime ne infrastrukture,arsim,shendetesi,kulture,ndihma familjeve në nevojë ne gjithe qarkun jane të prekshme nga ju etj etj per shkak të te imazhit,origjines nga Kucova,vendlindjes ne Lapardha,si drejtues policie ne gjithe qarkun ne Berat,Skrapar e Kucovë,ish kryetar i komunës me te madhe Otllak-Berat me fitore te thelle,ish deputet dhe këto 4 vjet sakrifica te jashtezakonshme pranë jush. Do të jem gjithmonë pranë jush pa dallim politik, zoti qoftë me ne”, shkruante dje Lefter Maliqi.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *