Ish-deputeti demokrat i përjashtuar nga PD: Të mbështesim lidershipin e PD dhe kandidatët për të fituar zgjedhjet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp


Ish-deputeti demokrat i përzënë nga PD, Aleksandër Biberaj, ka kërkuar nga militantët e PD-së, që të mbështesin partinë, pavarësisht pakënaqësive.

Ai thotë se analizat duhet të bëhen pas 25 qershorit, jo tani që ka filluar fushata.

“Pershendetje te nderuar miq,

Ne radhe te pare uroj qe te jeni mire familjarisht dhe punet t’i keni mire.

Po ndjek jo pa shqetesim situaten e krijuar ne PD pas shpajlles se listave per kandidate per deputet.

Natyrisht qe ne raste te tilla gjithmone ka hatermbetje dhe pakenaqesira, pasi cdo individe mund te kete pritshmerite apo zhgenjimet e veta.

Por tani pas zyrtarizimit te listave, problemi nuk qendron me tek lista, pasi lista tashme eshte mbyllur, edhe ligjerisht nuk mund te ndryshohet me.

Tani qe ka filluar edhe fushata elektorale, problemi qendron tek menyra/qasja sesi nje pjese e atyre qe nuk jane ne lista ose jane ne vende jo te favorshme ne keto lista, po e menaxhojne pakenaqesine dhe hatermbetjen e tyre.

Partite kur fillojne fushatat elektorale, kane nje rregull te “pashkruar”, ashtu si ushtrite kur nisen per beteja, brenda partise ngrihet flamuri i bardhe i paqes dhe unitetit. Gjithe partia, gjithe strukturat, drejtues, anetare, simpatizante, votues, MBESHTESIN LIDERSHIPIN, kandidatet, dhe gjithcka vihet ne funksion te fushates elektorale, pasi “kundershtari politik” nuk eshte ne parti, por eshte ne fushen e betejes dhe ai duhet mundur.

Aq me teper qe fushatat elektorale behen nje here ne kater vjet, tjetra do te jete pas kater vitesh, ne vitin 2021.

Keshtu qe do t’iu beja thirrje krej miqesisht te gjithe te pakenaqurve qe te rreshtohen ne fushate perkrah PD-se, aty ku edhe e kane vendin dhe investimin e tyre, te mbeshtesin lidershipin dhe te gjithe kandidatet per deputete dhe te punojme te gjithe se bashku fort per nje fitore ne zgjedhjet e 25 Qershorit.

 Analizat, hatermbetjet dhe pakenaqesite le t’i leme per pas 25 Qershorit.

Perfitoj nga rasti per t’iu uruar suksese te gjithe kandidateve dhe fitore PD-se me 25 Qershor.

Deshiroj te perifrazoj ne fund slloganin e presidentit amerikan, le ta bejme te gjithe se bashku PD-ne perseri te madhe, ashtu sic lindi ne Dhjetorin 90’”, shprehet Biberaj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Ish-deputeti demokrat i përjashtuar nga PD: Të mbështesim lidershipin e PD dhe kandidatët për të fituar zgjedhjet”

  1. Xha Malua says:

    Po ta bejme PDne sa .uti i xha Vasos, i themi ne andej na fshati yne o Bibe e pd’se. Juve mire ja u ben saliu, sa me shum jau ben memat, aq me shume e doni e i thoni o bab.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *