Lëndimi në mitingun e PD, Fatos Klosi: Rast jo terrorist, mund të jetë i paqëllimshëm. Pas listave për deputetë fshihet Berisha

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Helmimi i mbështetësve të Partisë Demokratike në mitingun e ditës së shtunë, ka ngjallur shumë reagime. Qarkullojnë zëra se mund të jetë një akt terrorist, apo një veprim i ndërmarrë nga vetë PD për të fajësuar kundërshtarin politik, PS, për ta dobësuar atë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, hedh poshtë pistën e hetimeve se helmimi në mitingun e PD mund të jetë një akt terrorist. Klosi thotë se kjo është hera e parë që ndodh në Shqipëri, dhe mund të jetë rast i paqëllimshëm.

Fatos Klosi shprehet se askush nuk mund të dalë në përfundime nëse ky veprim mund të jetë ndërmarrë qoftë dhe nga vetë PD, pasi fjala e fundit i takon drejtësisë, nenvizon per “sot”. Fatos Klosi i bën thirrje prokurorisë të thellojë hetimet mbi ngjarjen, për të çuar para drejtësisë autorët përgjegjës.

“Unë nuk mendoj se është akt terrorist, helmimi i simpatizantëve të Partisë Demokratike në mitingun e ditës së shtunë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të mbështetem në eksperiencën tonë.

Do ishte aventurë të thosha se është e qëllimshme apo e paqëllimshme; e ka bërë vetë PD për të fajësuar PS, apo e ka bërë PS kundër mbështetësve të PD. Le të merret prokuroria dhe të dënojë autorët.

Gjithsesi, është e turpshme, po të jetë e qëllimshme. Por mund të jetë dhe e paqëllimshme”, u shpreh Klosi.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka komentuar edhe listën e kandidatëve për deputetë të PD. Klosi deklaron se pas listës së PD, fshihet direkt ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai tha se, përsa kohë do të jetë Sali Berisha në PD, kjo forcë politike nuk do të vijë në pushtet me asnjë listë. Klosi u shpreh se në 2013, Berisha u dënua nga populli dhe nuk duhet të vijojë të ndikojë në vendimmarrjen e PD. Në këto kushte, sipas Klosit, Berisha po e çon çdo ditë e më shumë PD drejt katastrofës.

“PD nuk vjen në pushtet me çdo lloj liste. Akoma nuk ka ndërruar mendje edhe pse fletët për Republikën e re. Është Berisha akoma në krye, i cili u dënua nga populli.

Nuk ka asnjë shans. Kjo listë nuk besoj se është pa lejen e Berishës”, u shpreh Klosi. Ish-kreu i SHISH komenton dhe përjashtimin e të vjetërve nga PD, si Majlinda Bregu, Jozefina Topalli, Eduard Selami, etj.

Fatos Klosi shprehet se largimi i të vjetërve nga PD vjen për shkak se ata nuk ishin mbështetës të Bashës që në krye të herës. Ndërsa të rinjtë që janë kandiduar në lista, sigurisht ia dinë për nder Bashës dhe kreu i PD ka mbështetjen e tyre.

“U larguan shumë figura që nuk ia dinin për nder Bashës. Gjithë këta të rinj që janë futur, e quajnë Bashën që iu ka bërë nderin e madh.

Dhe sigurisht që i janë mirënjohës dhe e dëgjojnë më shumë sesa këta të tjerët”, u shpreh Klosi. Lista e PD dhe largimi i të vjetërve, ka sjellë shumë pakënaqësi në bazë, gjë që do t’i kushtojë PD dhe vetë Lulzim Bashës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *