Masat e policisë për finalen e Kupës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Masa të rrepta sigurie për finalen e Kupës së Shqipërisë, Tirana-Skënderbeu, që do të luhet në “Elbasan Arena”.

Drejtoria e Policisë së Elbasanit, në kuadër të mbarëvajtjes së kësaj ndeshjeje që është e fundit për këtë sezon futbollistik, njofton të gjithë qytetarët e Elbasanit, por edhe tifozët e të dyja skuadrave që kanë vendosur ta ndjekin ndeshjen në stadium se nuk lejohet parkimi i makinave përrreth dhe para sheshit të “Elbasan Arena”.

Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i automejeteve nga rruga Kamber Sejdini deri te kryqëzimi i rrugës së Tapeteve. Gjithashtu nga kryqëzimi i rrugës së Tapeteve tek Ish-Konservimi.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti do të jenë të angazhuar 222 punonjës policie dhe të Forcës së Nderhyrjes së Shpejtë, të cilët nuk do të lejojnë futjen e mjeteve të forta në stadium, si shishe të cfarëdo lloji, fishekzjarre, celësa, modhedha apo metale të ndryshme. Të gjitha baret përreth stadiumit do të jenë të mbyllura, ndërsa qytetarët elbasanas ftohen të minimizojnë lëvizjet me automjete brenda qytetit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *