REPLIKAT/ Mirela Kumbaro “sherr” me Grida Dumën: Ta kuptoj hallin, por nuk ta zgjidh dot. Kalon hu më hu...!

30 Maj 2017, 08:37Politika TEMA

Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e emisionit “Dritare me Rudinën”, mes kandidates për deputete të PS-së në Gjirokastër, Mirela Kumbaro dhe kandidates për deputete të PD-së në Tiranë, Grida Duma. Debati mes tyre ka pasur si tematikë arritjen e paktit Rama-Basha.

Kryeministri Rama ka kërkuar prej kohësh që të ulet në tryezë me Bashën, me kushtin që të mos prekej Kushtetuta. Pritja ka qenë nga ana e PS-së, për të bërë dialog. Partia Demokratike ka standardet siç nuk i ka pasur asnjëherë tjetër. Partia Socialiste i hapi të gjitha dyert dhe dritaret që të realizohet reforma në drejtësi”, tha Kumbaro.

Por Grida Duma tha se futja e PD në çadër ishte e detyruar nga rrethanat.

Kjo ishte një situatë e paprecedentë. Ne nuk mund të falenderojmë dikë që u detyrua në fund dhe i cili prej muajsh tha se nuk i interesonte nëse PD hynte në zgjedhje. Për herë të parë erdhëm në një situatë që kishte arritur në të tillë gjendja nga kriminaliteti. Ose ju nuk e kuptoni që ka pasur një kauzë, ose keni qenë shumë të dobët.”, tha Duma

Më tej Kumbaro i ka thënë Dumës se ia kupton hallin, por nuk ia zgjidh dot. Kjo frazë ka nxehur situatën dhe ka sjellë debatin e ashpër mes tyre, që mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

Pjesë nga debati:

Kombaro: Edhe Klajda që ka qenë më shumë në terren sesa ju.

Duma: Se kush? Sesa Ju?

Kumbaro: Sesa ju e dashur? Se Klajdën e kam në krah. Ju iu kam përballë dhe po iu shikoj në sy.

Klajda: Të dyja jemi në të njëjtën njësi administrative. Shkoza është një zonë shumë e vështirë. Njerëzit kanë probleme të jashtëzakonshme me rrugët, me legalizimet. Kanë problem sepse i kanë shumë larg urgjencat shëndetësore.

Kumbaro: Kemi gjetur universitet privat në Përmet me një zyrë ku u jepnin diploma studentëve.

Duma: Ja çfarë bëtë ju?

Kumbaro: Meqenëse ti po më kalon hu më hu e degë më degë dhe po të përgjigjem.

Duma: Po seriozisht po flisni…

Kombaro: Mos bëj zhurmuesin

Duma: Vërret e keni. Infermieret dhe mjeket diplomën po e çojnë në Gjermani, sepse këtu nuk ka treg. 50 veta ishin parmbrëmë në QSUT dhe nuk kishte pambuqe. Absolutisht. E kam dëgjuar dhe këtë batutë ‘Ka punë për nuk ka profesionistë”.

Kombaro: Të lutem kur ke shkuar për herë të fundit në Përmet?

Duma: Para 6 muajsh.

Kumbaro: Shko sepse është bërë shumë bukur. Mu më vjen shumë mirë që shkon në Përmet dhe nuk gjen hotele për tu akomodur pasi ka aq shumë turistë.

4 komente në “REPLIKAT/ Mirela Kumbaro “sherr” me Grida Dumën: Ta kuptoj hallin, por nuk ta zgjidh dot. Kalon hu më hu…!”

  1. inspektori rilindas says:

    Kjo Kumbaro paska nje fjalor per tu pasur zili ,keshtu duhet te jene te gjthe grate socialiste ,si Lenka Kumbaro.

  2. Nani says:

    Kjo Kumbaro eshtd ajo qe e rrahu Rama?!
    Qe qante ne parlament?!
    Sklleverit moderne….

  3. vaso says:

    Kulture,jo shaka.

  4. AL-DA says:

    — Sa keq, sa keq,,,!!!… Asnjera pale nuk vlen te ndegjohet. — Debat pa KOKE [te mendoje] — pa BOSHT [te qendroje]– pa BYTHE [ te rrije]
    — Keshtu ndodhte dhe ndodh , kur mer deputet nga ara – fusha, nga rruga – kafeneja , nga faqet- mollaqet, nga pubet-pabet….
    xxxxxxxxxxxxxxx” ………… Me kujton debatin ,, ”kengen” kur pastronte zyra e nje godine ne Vaqarr. ….
    – U hengert kanceri,!!.. mos u gjeca gjalle !!..
    Te rroj une vetem , me K. Muratne..
    Te me rroje.. KOVA ,..FSHESA dhe SHKOPI
    S’KINI SE CME BENI , SA TE JETE G…PI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje