Rama: Treguam se demokratët s’i kemi armiq, pasi mund t’i linim në çadër dhe do kishim 100 deputetë pa bërë fushatë fare

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama foli sërish për marrëveshjen me Lulzim Bashën, këtë herë nga Dibra, që shënoi dhënien fund të ngërçit politik dhe futjen e opozitës në zgjedhje.

Gjatë një takimi me fermerë në Sohodoll të Dibrës, Rama u shpreh se me lëshimin që bëri maxhoranca, tregoi se demokratët nuk i sheh si armiq.

Sipas tij, demokratët mund të ishin ende në çadër nëse shumica s’do kishte pranuar marrëveshjen, pasi sipas tij, opozita kishte edhe faktorin ndërkombëtar kundër.

Me marrëveshjen iu treguam të gjithë demokratëve që s’i kemi armiq, se të ishte për ashtu i kishim lënë në çadër, se kishin të gjithë botën kundër dhe kishim vazhduar e kishim 100 deputetë sot pa bërë fushatë fare.

Por menduam edhe për Lulin e udhëheqësit atje pas, dhe njerëzit e zakonshëm. Duke e lënë Lulin jashtë zgjedhjeve, ne do fitonim thelle.

Ua dhamë marrëveshjen se na intereson Shqipëria mbi interesin e ngushtë të partisë.

Ne nuk e duam pushtetin për vete, ata duan votat për vete për t’u kthyer në një votë të cilën nuk dinë ta bëjnë“, u shpreh Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *