SHIFRAT/ Sa vite duhet të punojnë shqiptarët për të dalë në pension, në krahasim me europianët

30 Maj 2017, 13:00Ekonomia TEMA

Për të përfituar pension të plotë, një shqiptar duhet të punojë mesatarisht 35.8 vite pune. Po cilët punojmë më shumë dhe më pak në Europë?

Stili i jetesës së italianëve është burim zilie për shumë. Ushqimi, klima dhe të tjera aspekte të “Bella Vitta” i ka renditur italianët në një ndër popujt më të shëndetshëm në botë dhe sipas të dhënave të Eurostat, një italian punon mesatarisht 30.7 vite.

Në kontrast, suedezët e zellshëm për punën punojnë mesatarisht 41.2 vite. Fqinjët e tyre në të gjithë Detin e Veriut, si Holanda, Danimarka, Britania dhe Gjermania kanë në mënyrë të ngjashme të njëjtën kohëzgjatje të kohës që punojnë.

Në të gjithë Europën, njerëzit po punojnë më shumë se në të kaluarën. Në 2015-n, europianët punonin më shumë se 1.9 vite më shumë se një dekadë më parë. Edhe për shqiptarët, me ligjin aktual të pensioneve, parashikohet që numri i viteve deri në 2029 do të arrijë 40 vjet.

Personave në Maltë iu shtuan me 5.1 vite koha që iu duhet për të dalë në pension ndërmjet viteve 2005 dhe 2015, por përsëri ata punojnë vetëm 33.4 vjet për të përfituar pensionin e plotë, saqë europianët e veriut do të ndiheshin keq për ta.

Sipas të dhënave të Eurostat, vendet europiane që punojnë më pak janë Belgjika me 32.6 vite, Greqia me 32.3 vite, Bullgaria me 32.1 vite dhe Italia me 30.7 vite.monitor.al

1 komente në “SHIFRAT/ Sa vite duhet të punojnë shqiptarët për të dalë në pension, në krahasim me europianët”

  1. Luani says:

    kurse per emigrantet shqiptare ne greqi,nuk e di nese eshte e njohur apo jo nga redaksia e gazetes apo nga qeverria shqiptare por vitet e punuara ne shqiperi barazohen me zero,pasi atyre u kerkohet te marrin nje vertetim nga shqiperia per pensionin qe marrin dhe vlera e ketij pensioni u zbritet nga pensioni qe u takon te marrin ne shqiperi.Ka llogjike kjo qe behet ketu?domethene nqse ke punuar 20 vjet ne shqiperi,per keto vite nuk merr asnje kokerr leku,sepse do te te zbriten nga vlera e pensionit qe do ter akordohet nga IKA greke.Shteti shqiptar duhet te reagoje per kete padrejtesi.Kjo vlere e madhe lekesh per rreth 700 mije shqiptare te ligjshem ne greqi qe duhej te shkonte ne tregun shqiptar humbet dhe nuk shkon as ne shqiperi as ne xhepat e shqiptareve emigrante qe duhet ti marrin keto leke,te cilat i kane lare me djerse e gjak dhe nuk ua ka falur njeri.Si konkluzion per emigrantet shqiptare te viteve 90-95 ne greqi mundesia qe te marrin mbi nje pension minimal ne greqi eshte zero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje