Simpatizantia e PD-Ramës: Djali po më vdes nga trompoza, ndihmë! Kryeministri: Më jep numrin e telefonit...!

30 Maj 2017, 19:07Politika TEMA

Pas fjalimeve, kryeministri Edi Rama ka vijuar takime me qytetarë të ndryshëm në Burrel dhe një i tillë ishte dhe me Flutura Kolën. Ajo u prezantua si një simpatizante e PD, por që pas martesës ka kthyer bindjet politike.

“Pas martese ktheva, më ktheu burri”, tha ajo duke qeshur.

Por halli i Fluturës nuk ishte politika, sa djali i saj, Fabio, i sëmurë prej 11 vitesh. Në tavolinë me Ramën, ajo i qan hallin e të birit që vuan nga trompoza në mëlçi. Flutura i kërkon kryeministrit që ta ndihmojë që të bëjë operacionin e djalit në Itali, ku dhe i kanë dhënë shpresë për jetë. Flutura thotë, se mjekët turq, i kanë thënë se trombozën, djali e mori në vogëli pas një mjekimi të gabuar në spital.

“Im bir është 12 vjeç. Është një djalë i zgjuar, kur të rritet thotë se do të bëhet si Da Vinçi. Ishim në Turqi, dhe aty i hoqën shpretkën. Mjekët më thanë se nuk e ka sëmundje të lindur, por të fituar nga mjekimi i pakujdesshëm para 11 vitesh.

Fabio jeton, por sëmundja vijon. Gjaku nuk furnizon komplet mëlçinë, një pjesë kthehet pas. Po më vdes djali më ndihmo. Një spital në Itali më ka bërë një preventiv, diku 29-30 mijë euro dhe më shpëtojnë djalin. Të përgjërohem më ndihmo”, thote ajo.

Kryeministri shprehet se është i gatshëm të ndihmojë, por në fillim duhet të interesohet me detaje mbi këtë çështje.

Rama: Më kalo numrin e telefonit

Gruaja: 069….. Flutura Kola, bën rreth 30 mijë euro

Rama: Do e shohim këtë cështje

Gruaja: Të më falje gjithë botën nuk e dua para djalit

Rama: Tani botën nuk ta fal dot, por do mundohem të shoh cfarë do të bëj

Gruaja: Faleminderit!

Biseda u transmetua gjatë një video online në ERTV, në rrjetin social të vetë kryeministrit.

3 komente në “Simpatizantia e PD-Ramës: Djali po më vdes nga trompoza, ndihmë! Kryeministri: Më jep numrin e telefonit…!”

  1. FUSHATA ELEKTORALE says:

    Më jep numrin e telefonit tënd,
    Do t´ia jap shokut tim I. Beqja.

  2. nardi says:

    Keshtu eshte katandisur shendetesia shqiptare? Meshire nga Kryeministri?
    Duket me shume si nje vend i amerikes latine…Kolumbia…ku Escobar falte para ne lagje per nenen e semure apo dasmen e djalit…

  3. Cadra ka per te gjithe po ska cadrista says:

    Hahaha.
    Kte e ktheho burri, ramen e ktheu gruja. Se dhe rama pedeist ishte.
    Hahahaaa.
    Ishalla ta mbaron punen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje