STATISTIKAT/ Euro në Shqipëri shënon nivelin më të ulët të gati 9 viteve

30 Maj 2017, 15:01Ekonomia TEMA
STATISTIKAT/ Euro në Shqipëri shënon nivelin më të

Euro ka shënuar rekord të ri të ulët të këmbimit me lekun, ku sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këmbehej sot me 134.14 lekë.

Euro në tregun vendas ka qenë përgjithësisht e dobët që nga tetori i vitit të kaluar, por sot arriti nivelin më të ulët që nga viti 2009.

Shqetësimet në lidhje me situatën që ka përfshirë Greqinë, Italinë dhe Bankën Qendrore Europiane ka zhvlerësuar monedhën e përbashkët në tregjet  ndërkombëtare, gjë që është reflektuar edhe në tregun vendas.

Ministrat e Financave të Eurozonës nuk arritën të bien dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar për lehtësimin e borxheve greke apo për disbursimin e  kredive të reja ndaj Athinës, ndërkohë që pritet takimi i dytë i palëve në qershor.

Ndërsa Banka Qendrore Europiane vendosi që të marrë në konsideratë blerjen e obligacioneve greke vetëm pasi borxhi i Greqisë të jetë cilësuar si i qëndrueshëm

Frika gjeopolitke europiane pati ndikim tek aksionet aziatike, duke forcuar jenin dhe rritur çmimin e arit, megjithëse aktiviteti tregtar ishte i ngushtë dhe disa prej tregjeve qenë të mbyllura për shkak të pushimeve./monitor

2 komente në “STATISTIKAT/ Euro në Shqipëri shënon nivelin më të ulët të gati 9 viteve”

  1. zaho says:

    Epo tani do te vine kaposhat me pushime nga jasht duhet qe ti rrjepim se ndryshe me se dote rroje mileti Hajde sikuracion makine te lire dhe te mire 50 euro 15 dite

  2. Financieri says:

    Keto jane genjeshtra me bisht. Kursi i kembimit manipulohet qellimisht, dhe nderkohe qe Euro ka arritur rekorde ndaj valutave te tjera, ne Shqiperi ndodh e kunderta. Nje keshille emigranteve. Asnje cent mos dergoni ne ate vend. Po ju vjedhin djersen tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje