Zyrtare: Luciano Spalletti largohet nga Roma

30 Maj 2017, 12:48Sport TEMA

Klubi i Romes ka bërë të ditur se Luciano Spalletti do te largohet nga drejtimi i verdhekuqve.

Lajmi është konfirmuar nga numri një i klubit, Jim Pallotta, i cili ka falënderuar Luciano Spallettin për kontributin e dhënë përgjatë këtyre viteve.

Spalletti ka fituar dy kupa të Italisë dhe Superkupën në periudhën e parë në “Olimpico” gjatë viteve 2005 dhe 2009.

“Duam ta falënderojmë nga zemra Luciano Spallettin për punen e tij të shkëlqyer dhe kontributin që ka dhënë pas rikthimit. Nën udhëheqjen e tij, ekipi fitoi më së shumti pikë dhe shënoi më së shumti gola në histori të Romës. I urojmë shumë fat në të ardhmen Lucianos”, tha Jim Pallota.

Më tej numri një i klubit konfirmoi se do të emërojnë trajner që i përshtatet filozofisë së Romës, për ta rritur edhe më shumë ekipin italian.

Sipas mediave në Itali, Spalletti mund të zyrtarizohet si trajner i Interit gjatë ditës së sotme, që tashmë e quajnë si punë të kryer këtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje