Blendi Fevziu: Tre skenarët se kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm

31 Maj 2017, 15:23Politika TEMA

Gazetari Blendi Fevziu bën një analizë në faqen e tij “Opinion” se kush do të jetë- krymenistri i ardhshëm.

Fevziu shkruan se hapja e betejës elektorale dhe sidomos mungesa e koalicioneve, për herë të parë në Shqipëri mund të krijojë një situatë ndryshe ku kryeministri nuk është produkt i rezultatit direkt, por i kombinimit të numrave.

Në shkrim ai thotë se ekzistojne 3 skenare dhe kombinime të natyrshme që mund të vihen në lëvizje për të bërë kryeministër Bashën ose Ramën.

“Mundësia e parë është që një parti t’i fitojë e vetme zgjedhjet. Pra të dalë nga votimi me 71 vende në parlament dhe të ketë sipas kushtetutës të drejtën që të formojë qeverinë. Ky është skenari ideal, po më pak i mundshëm. Në këtë skenar mund të llogaritet vetëm PS ose PD, pra dy partitë e mëdha. Por duket e vështirë. Më 2009 në kulmin e saj, PD mori vetëm 70 vende në parlament, ndërsa në 2013, po në kulmin e saj, PS mori vetëm 66. Asnjë nga dy forcat nuk duket në situatë më të favorshme se sa atëherë ndaj skenari i një force me 71 vota mbetet mundësi teorike, por praktikisht e vështirë.

Skenari i dytë është që PS dhe PD t’i bashkojnë votat. Ashtu sic është komentuar së fundmi, marrëveshja Rama – Basha shihet edhe si një angazhim bashkëqeverisës pas zgjedhjeve të 25 Qershorit. Në këtë rast, formula është e qartë. Partia e parë merr Kryeministrin ndërsa qeveria ndahet thuajse barabartë mes dy forcave kryesore. Ky koalicion i gjerë, që ka funksionuar në Kosovë apo Serbi në rajon, duket pak i vështirë sepse e lë vendin pa opozitë. Në Gjermani, ku kjo formulë është ende në fuqi, institucionet indipendente janë shumë më të forta dhe zbatimi i ligjit po ashtu.

Skenari i tretë është kombinimi i votave të njërës prej partive të mëdha me ato të LSI dhe PDIU. Nëse asnjëra nga partitë e mëdha nuk merr 71 vende dhe LSI apo PDIU marrin aq mandate sa i duhen njërës për të krijuar qeverinë, atëherë qeverisja mbetet në dorë të tyre. Pra në këtë skenar, pyetja është, kujt do jenë të gatshëm Meta dhe Idizi t’i japin votat e tyre për ta bërë Kryeministër? Ramës, me të cilin qeverisën këto 4 vite, por që duket se janë ndarë në mënyrë nervoze, apo Bashës, me të cilin kanë pasur një marrëdhënie distante. Meta duke qenë President mund t’ja japë votat e tij Bashës për të ndëshkuar Ramën. Sepse Ramën e mendon më të fuqishëm dhe më të pakontrolluar se sa Bashën.

Gjithsesi, të gjithë këto janë thjeshtë skenarë. Por një gjë është e sigurtë, kombinimi i pas zgjedhjeve do jetë më i vecanti dhe më ndryshe nga gjithë kombinimet e tjera që kanë prodhuar zgjedhjet në Shqipëri. Dhe këto do të jenë zgjedhjet e para, ku gjithsecili, do të marrë atë që meriton!” – shkruan Fevziu.

28 komente në “Blendi Fevziu: Tre skenarët se kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm”

  1. Besoj says:

    Shume i politizuar, si gjithmone i pabesueshem dhe teper konfuz pasi nuk kerkon te verteten por endren e tij.

    1. Skypion says:

      Kur lexon titullin e shkrimit te Fevzos,mendon se coc do te thote.
      Keto skenare i dine te gjithe,tashme.Dhe,te gjithe po i perflasin.
      Sidoqe te jete,e rendesishme eshte qe Edi Rama te mos jete me Kryeminister.Kjo eshte kryesorja.
      Per fat te mire,kete e duan te gjithe partite politike parlamentare dhe shumica derrmuese e atyre joparlamentare,majtas dhe djathtas.
      Dhe,te gjithe kryetaret e partive politike,paperjashtim.
      Por,ajo qe ka me shume rendesi eshte se ata qe nuk e duan meseshumti,qe mezi c’presin ta shkelin me kembe,jane ortaket e tij ne pushtet gjate ketij mandati: Ilir Meta dhe Shpetim Idrizi.
      Ilir Meta,kuptohet nga te gjithe, perse.
      Shpetim Idrizi,jo edhe aq.Por,jam i sigurte,qe edhe ky po aq sa Meta do ta deshironte rrezimin e Rames.Idrizi i cameve eshte i vetedijshem,qe ne rastin me ta pare qe t’i jepet Rames,do ta hiqte qafe;dhe me tallje e perbuzje bile.
      Idrizi e di,se te ashtuquajturat favore qe i ka patur nga Rama keto dy vitet e fundit sidomos,ishin jo per te,per partine e tij dhe aq me pak per ceshtjen “came”,por per ta perdorur si njelloj comange per te goditur Ilir Meten.Dhe,e ka perdorur.Kete perdorim,qe e ka bere qesharak,e ka vuajtur shume Idrizi.
      Eshte kjo arsyeja,sepse Mesila Doda,ishte nder me te egrat ne sulmin qe i’u be Lulzim Bashes per shkak te marreveshjes politike me Ramen.
      Ketu nuk po permend listen e gjate ,te pafundme te aleateve te tjere me te vegjel te se majtes,por edhe ate te te pakenaqurve dhe zemeruarve brenda vete PS-se,qe mezi c’presin ta shohin pertoke.
      Nuk mund te them me siguri te plote,por shanset jane shume te medha,qe Edi Rama te mos jete me Kryeminister.
      Po te arrihet kjo,te gjithe aktoret e tjere politike,duhet ta dine qe Rama,nuk mund te behet kurre me Kryeminister,ne te ardhmen.KURRE.
      Te gjithe perfitojne nga kjo.Ne radhe te pare vete socialistet,pastaj te gjithe aleatet e majte.
      Thashe duhet ta dine,kur ne fakt,ata e dine shume mire kete.Me mire se askush tjeter.

      1. Dalan says:

        Skypjon ose Artan spiuni, ti duhet te jesh nje specie prej silikoni sepse po te kishe pak ADN nuk do silleshe keshtu me veten tende. E para Edi Rama nuk te ka bere ndonje gje sepse ai ska patur kurre nge te merret me marrezite e tua. Vemendja e perversiteteve te tua shume shume arrin deri tek gazeta 55 e kryeperversit Fahri Balliu. Gazetat e tjera preferojne te mos botojne idiotesite e tua sepse i ikin lexuesit.
        Ai qe u tall publikisht me ty ishte Saliu qe edhe te afroi postin e presidentit dhe pastaj u tha mediave publikisht qe ky nuk ben se ka qene spiuni i lagjes. Kete lloj perdhosje nuk do ta kaperdinte asnje specie njeqelizore por e kaperdive ti rekordmeni i servilizmit pervers dhe i vetsakrifikimit te peshtire per Sali Berishen apo ndonje arsye perverse qe e di vetem ti. Ti skypjon ne fakt po jep nje kontribut te madh ne fushaten e PS. Retorika jote ka vetem efekt te kundert dhe kjo sepse ti je i peshtire ose thjesht Silikon.

    2. Dielli mbi Korab says:

      Nje e re dibrane do jete perfaqsuesja me dinjitoze e grave dhe vajzave shqiptare,
      Kjo do te jete surpriza e zgjedhjeve te 25 Qershorit
      https://youtu.be/iF-92yc8C_k

  2. Tes says:

    O Blend ke haruar te fusesh ne kombinim Libren,Sfiden,FRD etj do kete surpriza.

  3. Prizren Vlora says:

    Blendi mos u lodh kot me skenare imagjinare.Nuk ka per te ndodhur asnje gje e vecant.Ka per te ndodhur vetem nje gje.Partia socialiste do marre te pakten 75 deputet dhe c’do gje do jete e thjesht.Mbaje mend kete dhe ne 26 qershore me merre ne telefon te te them se si e dija.Pershendetje!

  4. Mersin says:

    Fevzo nuk di te beje llogari ose i ben sipas porosise se Saliut. PD i ka marre 70 deputete me 2009 por i ka marre ashtu sic dinte ti bente Saliu zgjedhjet. PD nuk ka me shume se 25-30 % elektorat, plus firot per shkak te gjendjes ku eshte katandisur dhe me 25 qershor del rruar e qethur ballaboks.

  5. nn says:

    o zot sa i zgjuar je ………………………

  6. Fari~hu says:

    Do beje mire te te pysje Arjan Staroven,po kaq i mencem me qene ti qe e gjete se si do zgjidhet problemi i kryeministrit mbas zgjedhjeve,bravo te qofte,se e nxore situaten nga balta,pa tjeter me ndimen e Fariut.

  7. nari says:

    Ne 2009 PD fitoi 70 deputete , por Fevziu harron faktin e manipulimit te votave ku mund te permendim fshatin Ruzhdien e Famshen .
    Po per Fevziun nuk jane manipulu ndonjehere Zgjedhjet nga PD.
    Po ashtu e njejta gje mund te thuhet edhe per 2013-ten kur PS mund te kete fituar me shume vota se sa dolen pasi keto zgjdhje u organizuan nga “shenjtoret e PD”-se me Sali Berishen.
    Pra sidoqofte kesaj radhe mbeten per tu pare se si do t’i organizoje zgjedhjet PS.

  8. arta says:

    Mos kujto se ke bere ndonje zbulim te madh o cuni Saliut.

  9. XheJ eN Bi says:

    Është naivitet të bësh statistika duke e krahësuar me 2009-ën dha 2013-ën.
    Kushtet kanë ndryshuar shumë se në mes është Reforma në Drejtësi ,që populli e pa se kush ishte kundër dhe u mundua ta sabotonte me të gjitha mënyrat.
    Nuk mund të bëhen krahasime të tilla.

  10. Politika says:

    Ose ps ben 71 deputete shtoji edhe 2-3 te pdiu…dhe dy dashnoret e vjeter le te rrijne ne opozite se mesohen…basha jep doreheqjen, jamarbri merr pd keshtu kompletohet edhe partia familje e berishes…

  11. E verteta says:

    Nuk e di pse e ben kte gje nga padituria apo me qellim.por ta dish nje gje qe kush del forc e pare ka te drejte te marri lsi-në per te formu qeverinë

  12. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Jane endera me sy hapur !
    Fevziu nga analist ne fallxhor,me sa duket i pelqen aleanca PS+PD,me qellim te forcoj pozitat e PD.
    Votimi nuk eshte matematik,por sentiment !

  13. grupi says:

    Fevzo ke harru skenarin e katert: Je ti KM ne kete skenar pasi e meriton me kete analize idiote, dhe ne te pestin Sallomi i Shiqeres , mund d te behet KM deri sa te shkoje ne p…te shiqeres perseri.

    Fevzo ti i di shqiptaret trapa ende – PS merr nja 80 deputet dhe analiza jote shkon ne p.s.

  14. Albann says:

    Nard Ndoka ka shoke :P. “Po s qe nate atehere eshte dite”

  15. ILIRET says:

    Ueu ! Ku i ka shku menja, mer jahuu !!! Ose Yahoo!

  16. me says:

    Bledi ke harruar te shkruass edhe cfare deklaroi FMN qe ne qoftese kthehet opozita ne pushtet do jete hall i madh per shqiptaret dhe ekonomine e tyre….

  17. Sondazh says:

    Të dyja partite kanë bere tashme sondazhet e brendshme dhe e dine fort mirë qe PS, e vetme, kap të pakten 75-78 mandate.

    Ky eshte kapitull i mbyllur

  18. Cadra ka per te gjithe po ska cadrista says:

    Rriga elbasanit, duke pare qe populli po tallet me rrotacionin fallxo, mendoi skema te eeja qe mund te duken ndryshe. Fevzo meqe eshte ne kupolen e keshillit ne hije qe merr vendimet na hedh ne tryeze menune e mundahme.
    Hahahahaaaaaa
    Rrrrrrrrooooottttaaaacccciiiooonnniiidemokratic.
    E hengri rama me duket. Megjithate rama te vret per kryeministrin.
    Te shohim crnen e re.
    Bote e teete nje profke tjeter, maske e re avaz i vjeter

  19. mondi says:

    Po te zgjidheshin ceshtjet me skenare gazetaresh si puna e ketij, qe kujton se di gjithcka nuk kishte nevoje per popullin sovran e te mencur qe e di se kujt ja jep voten dhe nuk eshte ne doren e ketij gazetaruci te jape opinione e skenare ,populli e ka ne dore kete dhe ai ka treguar mencurin e tij kur eshte fjala per te zgjedhur ata qe duhet ta drejtojne per 4 vitet e ardheshme .

  20. kristaq says:

    Pse nuk jep argumenta social per secilen partimqs je analist?

  21. Fred says:

    Por partia socialiste ne 2017 eshte ne superkulmin e saj o fevziu.

  22. optimizem per vendin says:

    Problemi eshte se as Fevziu dhe as ndonje symbyllur nuk duan ta thone se kush do te jete kryeministri ardhshem. Une nuk zgjatem, por duke pare keto tre vjet e gjysem si dhe vendosjen e gureve nen rrota partise socialiste, me ato ndryshime madheshtore ne çdo qytet e me ate qe pune qe vazhdohet, eshte i padiskutueshem Edi Rama kryeminister dhe mbi 75 mandate. Prisni dhe ca dite dhe do te shikoni. Pastaj mos u justifikoni.

  23. DALLTON says:

    O bledi po karagjos dhe bythelepires ngele gjithe jeten o debil,por si nuk dole ne media me mendim si mund te votohet vetingu ,a si mundet te behet nje reforme ne interes te vendit dhe si mundet te pranohemi ne EUROPE por ke hallin e k/ministrit ,ti nuk je as gazetar ,as analist ,as SHqiptar,nga shpirti je fashist,je nji njeri dordolec ,je nji llapaqen,asgje me teper.

  24. Arber Iliri says:

    Ua sa i mencem ky Fevziu.Korbi kur po lexonte artikullin e tij u nahnit dhe hapi gojen, i ra djathi dhe ja hengri dhelpra.hahahaha.Me mendje te tilla edhe ne hale te shkosh gabon se do besh ndonje gje mbrapsh.hahahaha

  25. Lul koqja says:

    He me rruac per dimer or Fevzo djali ,dil ne gazete se na ka marr mallet !
    More si mbete tear jeten Koke tranxhe kujton ti se opinionet e tuja Serbofile do na hedhin hi ne sy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje