Aubameyang drejt largimit nga B. Dortmund

31 Maj 2017, 18:49Sport TEMA

Pierre Emerick Aubameyang i ka ditët të numëruara te Borussia e Dortmundit. Pas trajnerit Thomas Tuchel, sulmuesi nga Gaboni do të jetë largimi i radhës nga verdhezinjtë.

Janë të sigurta për këtë mediat gjermane që bëjnë me dije, se 27-vjecari e ka mbyllur aventurën e tij në Signal Iduna Park duke treguar edhe një detaj interesant me Aubameyang që ka shitur shtëpinë e tij në Dortmund pasi sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Borussias.

Klubi i ri i Aubameyang do të jetë me shumë gjasa Paris Saint Germain.

Lojtari ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e skuadrës kryeqytetase dhe te Parisi do të jetë një nga tre lojtarët më të paguar sëbashku me Edinson Cavanin dhe Thiago Silvën pasi do të përfitojë plot 14 milionë Euro në sezon.

Këtë javë Aubameyang ka biseduar nga afër me presidentin e Paris Saint Germain-it, Nasser Al-Khelaiffi, me të cilën ka rënë dakort për gjithcka.

Për të bindur Dormtundin të lejojë largimin e sulmuesit afrikan drejtuesit e Paris Saint Germain pritet të vendosin në pjatë shumën e 70 milionë Eurove, për të blerë kartonin e Aubameyang.

27-vjecari nga Gaboni në këtë sezon u shpall golashënuesi më i mirë i Bundesligës me 31 finalizime ndërsa me Dortmundin realizoi edhe 7 gola në Champions dhe 2 në Kupën e Gjermanisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje