Kandidatja 20-vjeçare e PD-së: Bashës i thashë xhaxhi...!

31 Maj 2017, 08:46Politika TEMA

Barbara Doda, kandidatja më e re për deputete në listën e Partisë Demokratike, ka treguar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu se si e afruan me Partinë Demokratike. Doda është vetëm 20 vjeç dhe studion për arkitekturë.

Ajo tha se afrimin me PD e ka patur gjatë protestës në çadër ku edhe ka mbajtur shumë fjalime dhe se për këto zgjedhje po punon në Tiranë, në ekipin që drejtohet nga Dr.Halim Kosova.

Doda po ashtu rrëfehu edhe një moment pikant gjatë mbledhjes që kishin bërë ditën  e djeshme me strukturat e njësisë së saj për prezantimin e deputetëve të PD.

Dje ishim në prezantimin e kandidatëve dhe kryetarit i thoja xhaxhi edhe aty filluan duke qeshur.

U justifikova me faktin dhe ju thashë, se ju jeni mosha e prindërve të mij.

Nuk ju flas dot në emër, kështu që po ju them teta ose xhaxhi”, është shprehur kandidatja Doda.

7 komente në “Kandidatja 20-vjeçare e PD-së: Bashës i thashë xhaxhi…!”

  1. azi says:

    kjo akoma loz me kuklla ….

    1. Vlonjati 12 says:

      Stan me lepuj . Se mos vetem PD-ja, shih listen e kandidateve per deputet te LSI-se ca kalamaqer qe nuk din te lidhin as breket e tyre.
      Shih parlamentin italian ose ate gjerman , burra e gra te pjekur e me reputacion , te cileve mund t’u besosh fatet e vendit e jo kalamaqer qe nuk kane haber nga jeta e nga politika. Vajmedet ne duart e kujt jemi !!!!!!!!

    2. nn says:

      me kukulla xhaxhi dhe teta ama

  2. Ilir sinani says:

    Vajze, shko e bej ndonje projekt ne arkitekture, mbaro njehere fakultetin e pastaj merru me politike se xhaxhi Halimi i ka bere nena , shume cupa si ti ne karrieren e tije si mjek tani e 30 vjet. Se u be lemsh kjo pune , po na behen femijet njehere profesore dhe pastaj vone shume vone, studente.

  3. Xhaxhi says:

    Te keqen xhaxhi… Si kumbull je.

  4. mimi says:

    Duket vajzë e mirë dhe e çiltër, por në atë strofull ku futet, do “ta shqyejnë”…

  5. Banana Republik says:

    Tamam Republika e te Rejave. Me femije do te na udheheqi e do te na mbaje premtimet ky Bashalliu.
    Pupupupupu ky eshte fundi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje