Bojaxhi: Të gjitha partitë në rresht për kockat e pushtetit, ja ç’mendoj për koalicionin e Sfidës

Sfida për Shqipërinë thotë se PS, PD, LSI, dhe parti të tjera janë në zgjedhje për interesat e tyre dhe për të futur më shumë gishtat në tortën e pushtetit.

Në një takim me mbështetës, Gjergj Bojaxhi, kandidat i Sfidës për Tiranën, tha nuk do të bëhen pjesë e asnjë koalicioni qeverisës pas këtyre zgjedhjeve.

“Ata, pas zgjedhjeve, do të ulen të gjithë bashkë siç bënë tani përpara zgjedhjeve, dhe do të ndajnë tortën e pushtetit. Po qytetarët kush do t’i përfaqësojë? Kush do të jetë opozita përballë etjes së pafundme për pushtet? Sfida ka vendosur që këtë mandat nuk do të rreshtohet në asnjë koalicion qeverisës,” tha Bojaxhi.

Asnje nga partite vec Sfides nuk kane perjashtuar marreveshjet me mazhorancen pasi te gjithe duan pushtetin.

“Demokratët e pakënaqur, socialistët e zhgënjyer, votues të mëparshëm të LSI-së që kuptojnë se Shqipëria nuk mbahet me vjedhje apo qytetarët e pavarur kanë te SFIDA mundësinë për një opozitë të vërtetë. Nëse të gjitha partitë janë vënë në rresht për mishin dhe kockat e pushtetit, po qytetarët kush do t’i përfaqësojë? Përgjigja është Sfida për Shqipërinë. Ne e kemi të shkruar në statut që mandatin e ardhshëm do të jemi vetëm opozita e njerezve, e qytetarëve,” u shpreh Bojaxhi gjatë takimeve të tij me elektoratin.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *