Çuçi, seri takimesh në fshatrat e Gjirokastrës: Pas 25 Qershorit, PS qeveris e vetme. Asnjë fermer nuk do të diskrimonohet më për shkak të përkatësisë politike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryesuesi i listës së PS në Gjirokastër, z. Bledi Çuçi zhvilloi sot nje seri takimesh në fshatrat Buz, Memaliaj-fshat, Dukaj dhe Erind. Gjatë këtyre takimeve, z. Çuçi vuri në dukje disa nga arritjet e qeverisë në sektorin e bujqësi si dhe shpalosi programin e rilindjes rurale për mandatin e ardhshëm.

Pas dyfishimit të sipërfaqes së tokës nën ujë, 225 hektarë tokë bujqësore, ose dy are më shumë se në 25 vjet, qeveria Rama do të vijojë investimet në kullim dhe ujitje të tokës bujqësore.

Premtimi jonë është që brenda 2 viteve të mandatit të ardhshëm nuk do mbetet tokë bujqësore në Shqipëri  që nuk do të vaditet nga sistemi i kanaleve vaditëse”

25 qershori është një datë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Nuk është thjesht për të çuar në Parlament, Matildën, Laertin, apo Bledin.  25 qershori është për të zgjedhur mes 2 alternativave, kë duan shqiptarët të kenë Kryeministër, Lulzim Bashën apo Edi Ramën?”

Çuçi garantoi se do PS do të vijojë edhe në mandatin e dytë mbështetjen ndaj bujqësisë, duke përjashtuar nga TVSH-ja disa nga inputet bazë bujqësore.  Çuçi u ndal veçanërisht tek subvencionet e drejpërdrejta për fermerët, duke theksuar se me qevshpërndarja e tyre në bazë të teserës së partisë do të marrë fund një herë e përgjithmonë.

“Në qoftë se shqiptarët do t’i japin besim  të plotë Edi Ramës dhe qeverisë socialiste, dhe jo të ndarë këtë here, pa diskutim që nuk do ketë fermerë në Shqipëri që do diskriminohet për të të marrë subvencionin që i takon , për shkak të përkatësise politike apo për shkak të një afere korruptive”

“Atë që kemi bërë për reformën në drejtësi, për vetting-un, me këtë këmbëngulje do ngremë ekonominë shqiptare, me këtë këmbëngulje mendojmë se Shqipëria bëhet shtet. Vetëm kështu mund të ngrëmë një ekonomi që mund të krijojë punësim dhe vetëm punësimi dhe ekonomia mund të krijojë mirëqenie për shoqërinë”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/bc1-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/bc1-1.jpg","attachment_id":"696213"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/bc2-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/bc2-1.jpg","attachment_id":"696214"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/bc3-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/bc3-1.jpg","attachment_id":"696216"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *