Dëmtohet Balaj, humbet ndeshjet me Luksenburgun dhe Izraelin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit Bekim Balaj nuk do të jetë i disponueshëm për dy sfidat e ardhshme të kuqezinjve në qershor.

Futbollisti i Terek Groznit ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë jashtë miqësores me Luksemburgun dhe eliminatores së rëndësishme ndaj Izraelit që vendos shumë mbi fatin tonë në kualifikueset për Botërorin 2018.

Trajneri De Biazi nuk e ka shpallur ende listën e lojtarëve, edhe pse disa prej tyre kanë filluar stërvitjen në Tiranë. Pritet ndërkohë të rikthehet në kontigjentin e kombëtares mesfushori i PAOK, Ergys Kaçe, por jo Taulant Xhaka, dy lojtarë që kanë patur përplasje me teknikun italo-shqiptar.

Më 4 qershor, kuqezinjtë do të testojnë veten me Luksemburgun, para sfidës delikate kualifikuese të “Botërorit 2018”, të cilën do ta luajnë më 11 qershor, në stadiumin e Haifas, në Izrael.

Pas 5 ndeshjesh në Grupin G, kombëtarja jonë mban vendin e katërt, me 6 pikë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *