Fito 500 Euro + Një Bursë Studimi!

Ju pëlqen fotografia? Besoni se një foto vlen më shumë se 1000 fjalë? Atëherë bëhu pjesë e projektit “Njësia 8 që duam”, duke paraqitur një foto me problematikat e njësisë ku ju banoni.

Rregullat janë shumë të thjeshta. Bëj një fotografi që prezanton realitetin në lagjen tënde dhe atë çka ti do të ndryshosh.

-Kush mund të aplikojë: Mund të aplikojnë të rinjtë të cilët i përkasin grupmoshës 18-23 vjeç.

-Kriteret e aplikimit: Çdo i ri duhet të paraqesë një foto ku të tregojë se çfarë duhet të ndryshojë në njësinë e tyre të banimit. Përmes kësaj fotoje, çdo konkurent duhet të tregojë se si objekti që keni zgjedhur të fotografoni duket dhe si do të donit të ishte.

Të rinjtë e interesuar mund të marrin pjesë në këtë konkurs duke dërguar një e-mail në adresën[email protected] deri në datën 18 Qershor, pasi në datën 21 do të shpallet fituesi. E-maili duhet të pëmbajë: emrin e plotë, moshën, vendin e banimit, vendin ku është bërë fotografia si edhe një përshkrim i shkurtër i idesë së imazhit që ju keni fotografuar.

Se cila do të jetë fotoja më e mirë këtë do ta vendosin bashkëmoshatarët tuaj në rrjetet sociale të cilët kanë 50% të peshës, ndërsa 50% do të jetë mendimi i jurisë.

Ky konkurs do të ketë tre fitues.

Çmimi i parë do të jetë një shumë prej 500 euro + një bursë e plotë studimi

Çmimi i dytë do të jetë 75% e një burse studimi

Çmimi i tretë do të jetë 50%  e një burse studimi

Përveç këtyre tre çmimeve ne do të mundësojmë që fotoja fituese t`i dorëzohet kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, me qëllim që projekti juaj të bëhet realitet.

MOS HARRONI: Prezantimi do të jetë në datën 21/06/2017.

Për informacione më të hollësishme na kontaktoni në adresën [email protected]

 

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/konkursi-715x400-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/konkursi-715x400.jpg","attachment_id":"696051"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *