Kriza e kandidatëve të rinj në listat e politikës së mplakur!

31 Maj 2017, 11:58Blog TEMA

Nga Andrea Danglli

E prisja që listat e kandidatëve për deputetë të forcave politike të ishin mbushur me mëkatarë, të ishin dendur me gënjeshtarë apo të ishin fryrë me njerëz të paditur.
Këtë gjë mbase e priste çdo individ që ka jetuar pa naivitet gjatë 20 viteve të fundit.

Këto i prisja, ndaj edhe mrekullohesha sa herë që lexoja emrin e ndonjë të riu në listën e kandidaturave. Vërtetë shpresoja se dale-nga-dalë frenat e vendit po i merrnin drejtuesit dhe jo pushtuesit.

Fatkeqësisht, të gjitha këto teza të ngritura nga dëshira për ta parë progres në vendin ku po investoj të ardhmen, ranë sa hap e mbyll sytë përpara televizorit tim.

Po, u rrëzuan kur emisioni “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu, më dëshmoi se Parlamenti i pas 2017-tës ka hyrë në një krizë të thellë për të rinj.

Është një krizë sa mendore po aq edhe fizike. Krizë për mendime të freskëta, krizë për ide inovatore, krizë për energji të re.

Të dalësh përpara shqiptarëve dhe t’i thuash se unë do t’ju drejtoj, realisht nuk është e thjeshtë.
Kërkon disa vite punë, sakrifica, mund dhe djersë për të ditur se çfarë do të thotë fillimisht të ndërtosh një shtëpi dhe pastaj një vend.

Por si mund të guxohet kaq shumë dhe të flitet përpara audiencës së gjerë se si duhet bërë ky vend kur kandidati nuk ka parë as përtej dritares së shtëpisë?

Si mund të bindet një njeri i arsyeshëm që do t’i ndryshohet  jeta, kur kandidati nuk ka ditur të ndryshojë veteveten duke lexuar sa më tepër libra, përpos programit të partisë?

Çfarë mund të mësojë një i ri nga këta kandidatë përveç se si mund të braktisi shkollën, pasi provimet dhe punën e siguron duke grumbulluar vota?

Duhet të përgjigjen me vepra paraprakisht për këto, pastaj të flasin se si do të bëhen më të mira  marrëdhënia me fqinjët, shëndetësia, arsimi, punësimi dreqi dhe shejtani.

Personalisht mendoj se politika nuk bëhet në Jalë, as në selitë plot flamuj dhe militantë, as edhe duke parë se si shefi i partisë ligjëron nëpër stacione televizive nga kolltuku në kolltuk për të gënjyer paturpësisht. Politika nuk është rimel, manikyr, pedikyr apo buzëkuq, sepse nëse je i paaftë të skuq populli kur t’i dalësh përpara.

Po si dhe ku bëhet politika sipas meje?
Nëse do isha një lider partie, do t’i blija një palë këpucë të forta të rinjve që synojnë parlamentin dhe do t’i nxirrja të ecnin përtej Tiranës, përtej zhurmës së diskove, përtej makinave të shtrenjta, përtej dritave të mitingjeve dhe retorikave boshe nga podiumi në podium.

Le të udhëtonin disa kohë nëpër qytete të vegjël, fshatra të largët dhe të thellë, të takonin njerëz më kurrizin e shtrembëruar, me duar të ngurtësuara nga puna dhe të provonin se si mund të jetosh me njeriun.

Të shihnin se si është mjekësia, të ndjejnë se si është klima, të vrojtojnë se si shkollohen fëmijët e dikujt që bulevaret e Tiranës i viziton rrallë.

Ai/ajo që do t’i kishte këpucët më të përbaltura dhe më të grisura, besoj se do të hynte në listën e kandidatëve për deputetë pa pritur ta propozoj unë pasi gjendja e rrobave gjatë kësaj kohe do të ishin një plus i madh në CV.

Mbase atëherë kandidati që do ve ballë qytetarëve do dinte të fliste më drejt për programin pasi do ta ndjente kur ta “recitonte” dhe jo të përpiqej për të mos harruar ndonjë germë.

Në këtë mënyrë sot nuk do më tallte e gjithë Shqipëria duke më thënë se po fut në Kuvend të përkëdhelurin e mamasë, të voglën e edukatores apo trimin e babit me 55 fytyra.

Sot do kisha mbi tryezë këpucët e përbaltura të kandidatëve si dëshmi për t’i thënë njerëzve se hallet tuaja do t’i zgjidhë ai/ajo që ka qenë qoftë edhe vetëm për një çast si ju dhe jo dikush që do ta sfidonte dhe“ujku” i Cërrikut në ligjërimin publik.

Kaq, të tjerat pastaj lindën dhe vdiqën në emisionin e Fevziut që dje fatkeqësisht mori emrin (pa)Opinion.

P.s; Nëse nesër do t’i shoh në sallën e Kuvendit disa kandidatë (jo veç ata në Opinion), nuk e di nëse do t’i drejtoj mikrofonin për të mësuar prej tyre se si do bëjë progres vendi im. Mbase atëherë do ta le gazetarinë politike dhe do filloj një emision fëmijësh. Besoj se kështu do të ndjehesha më mirë.

6 komente në “Kriza e kandidatëve të rinj në listat e politikës së mplakur!”

  1. nn says:

    hallall…..

    te thena me vend

  2. optimizem per vendin says:

    Andrea Danglli, sipas fotos me dukesh i ri, por shkrimi qe perfaqeson mendjen me duket shume i mire. Do te shtoja qe presidenti i zgjedhur, ILir Meta, pas shkolles , rrogen e pare ne pune e ka marre si kryeminister. Dhe deri me sot nuk e di se ç’eshte puna, dua te theme A=FxS, se pune me Moniken ka bere plot ai. E pra, ti ke te drejte shume, ndaj vene keshtu dhe punet e Shqiperise. Se Iliri doli me veture luksoze dhe jo me opinga neper vendin qe e shetiti. Dhe sot, une nuk i njoh por çfare lexoj e degjoj, ca kandidate jane kalamanj te diskove, ca kasaper (keta mund te jene te perkushtuar por problemi eshte se sa dine per kete pune) , ca te tjere , si i pashe ne ca foto, ngarkonin mushkat; pra ka kategori te ndryshme, por shtetin nuk e administron dot kjo kategori se do te shkoje ne nivelin e tyre, kur te tjeret e duan si Europa.

  3. fredi says:

    sikur gjith te rinjt te ishin me keto mendimee
    sa me ka shijuar ky shkrim sikur i thashe une ato fjal dhe jo ky djali

  4. orion says:

    Te lumte o bir te lumte dhe mos u terhiq per asnje sekonte nga e verteta ku qytetaret sot kane nevoje ta dine po i bejne lavazh trurit te njerezve mes qindra marifetesh ndaj edhe te pergezova q sot ja ke bere prej tamami kesaj gjeje

  5. Tomi says:

    Kalamajt ne krye te shtetit….. saper turp jane bere faqezinjte e partive obobooo kujt tja hedhesh voten , ktyre qenve qe po han njeri tjetrinnnnnn

  6. Shqipe says:

    Ne krye te shtetit qendronkan ”femije” sipas ketij gazetarit qe qenka femije per vete. Turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje