Lulzim Basha duhet gjykuar, pavarësisht rezultatit

31 Maj 2017, 15:13Politika TEMA

Nga Gjergj Lezhja

Ajo çfarë ngjau me listat e kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike kërkon një analizë të kujdeseshme juridiko historike. Unë personalisht jam dëshmitar okular i veprimtarisë oganizative të partisë në vitet e opozitës 1997-2005, dhe mund ta rrëfej pa as më të voglin devijim atë çka unë kam prekur me dorën time. Nuk flas e nuk mbaj përgjegjësi për periudhën në pushtet 2005-2013, pasi kam qenë në detyra të tjera shteterore. Jemi në kushte tërësisht të krahasueshme.

Kam dëgjuar shumë gazetarë dhe analistë që prodhojnë opinione pa fund sigurisht duke mos e njohur nga brenda organizimin e partisë. Ka nga ato që me dashje mohojnë atë që vërtetë ka të bëjë me funksionimin ligjor të strukturave dhe zbatimin rigoroz të statutit të partisë.

Përzgjedhja e kandidatëve për deputet është ngjarja më e rëndësishme e një force politike. Është më e rëndësishme se kabineti qeveritar, icili është produkt i Parlamentit në pjesën dermuese. Si e tillë, kjo çështje është e pasqyruar hollësisht në nenet statutore. Lista e përfaqësuesve të popullit nuk është atribut i kryetarit, nuk mund të quhet si “ekipi i tij”. Kjo listë del përtej vendimit të kryetarit, është vendim i forumeve të partisë, që nga strukturat bazë, bile nga një herë merret parasysh edhe mendimi i komunitetit (simpatizantëve), sepse kemi të bëjmë me një grup njerëzish që do të përfaqësojnë të gjithë trevat e vendit në Tempullin e Ligjit dhe të fjalës së lirë. Sigurisht kryetari ka pjesën e luanit në këtë opracion nga më të rëndësishmit në jetën politike të një partie.

Qeveria po, kryeministri ka gjithë të drejtën e tij për të vendosur mbi kabinetin. Kush thotë se kryetari ka të drejtën e tij ekskluzive për të zgjedhur grupin parlamentar gabohet rëndë. Fryma që përcjell statuti është pikëkisht kjo që unë parashtrova më lart. Në të kundërt, nenet që kushtëzojnë vendimet për përfshirje të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar në vendimmarrje nuk duhet të ishin shkruar.gjergjlezhja2

Në asnjë rast të vetëm, në 8 vjet opozitë Sali Berisha nuk i ka shkelur këto nene.

Kjo që unë parashtrova ka të bëjë midis të tjerave me ekzistencën e një force politike, e kundërta ka të bëjë me mos ekzistencën e një force politike. Partia Demokratike sot nuk ekziston përveçe në sigël. Ajo është pa jetë dhe pa frymë, mbi të është ushtruar genocid politik.

Kjo që ka ndodhur sot, do të bëjë që pas katër vjetësh gjithsekush që ka dëshirë të futet në politikë duhet t’i ngjitet kryetarit për t’i rritur depozitat bankare atij. Këtu merr fund demokracia dhe morali. Jemi në pragun e fillimit të kësaj rruge pa krye. Partia ka marrë njollën më të zezë në historinë e saj. Kryetari Basha duhet të mbajë përgjegjësi, e cila del përtej rezultatit të zgjedhjeve.

Dy fjalë për emrat e përjashtuar. Një forcë politike ka detyrim të ngrejë, ta rrisë e ta kultivojë klasën e saj politike. Politika është rrugë e gjatë dhe bazohet në vlera. Politikani mund të qëndrojë dhe me dekada kur ai është i domosdoshëm për komunitetin, si dhe i vlefshëm për partinë ku ai bën pjesë. Asnjëri nga emrat e përfolur nuk është jashtë këtij arsyetimi, bile mund të them edhe dhjetëra e dhjetëra të tjerë që nuk u del emri që janë vlerë e pa zëvendësueshme në vite të kësaj partie. Por kur ke vendosur të krijosh partinë e familjarëve sigurisht do t’i futesh aventurave që nuk do të t’i falë historia.

Unë që po i shkruaj këto rreshta jam një nga qindra themeluesit e kësaj partie, ku më 31 mars të 1991 kam numëruar votat në Ishëm të Durrësit nën presionin e tmerrshëm të Sigurimit të Shtetit. Sot jam tërësisht i zhgënjyer për atë çka po lë pas, vdekjen klinike të partise time. Gjërat duhet t’i themi, heshtja nuk na nderon. Kjo është fjala ime e fundit. (CityNews)

11 komente në “Lulzim Basha duhet gjykuar, pavarësisht rezultatit”

  1. albani says:

    Z. Lezhja, po pergatitet te zgjidhet sekretar, apo zevendeskryetar i PD me Mehmet Nishanin kryetar, dhe per cudi, mandati i Presidentit te sotem perkon me zgjedhjet ne forumet e PD, nese Kryebanditi i Shqiperise Sali Berisha lejon te behen zgjedhjet. Duket sikur ky shkrim, dhe ai i meparshi i po ketij Zoterie, te jete porosi e Z. Nishani, sigurisht edhe me ndonje miratim te Z. Berisha, sepse ne PD nuk mund te behet shurra pa i marre leje Berishes.
    Shkurt, Luli i ka punet keq: I shkreti Servet, vajti ta ndreq dhe e prishi me keq!

  2. Tes says:

    Je shume i sakte ne ate qe thua por Fahri Balliut kjo qe thua nuk i pelqen aspak ha ha ha..

  3. Sauksi says:

    Te perjashtuarit jane paperjashtim proamerikanet dhe proeuropianet ne PD kurse te propozuarit nuk jane armiq te S.B per mos thene besnike te tij. Bashen e shikoj me shume si kamikaze qe do tja ndeze fitilin S.B. Ne qofte aq dinak sa te kaloje pa u lagur kete situate do ta nderonim me titullin “bir kurve” si i thone ne Tirane çunave te zgjuar.

  4. mirel says:

    Del nga nje thashethem per fushate, pastaj mbaron filmi dhe fillon teatri ne parlament

  5. skrapari says:

    Lezhja, ate qe bere ndaj te tjereve, po ia bejne miqve te tu.Mi kanalesh.

  6. Asus says:

    Sqarimi juaj per raportin e kryetarit te partise me kandidatet per deputet eshte i sakte. Deputetet nuk Jane ekip I kryetarit. Ata duhet te perfaqesojne idet, kerkesat dhe shijet e atyre qe mbeshtesin partine po dhe kandidatin. Keshtu partia maksimizon ndikimin dhe votat. Kurse qeveria po, eshte perzgjedhje e kryeministrit. Por te ne I pari, ashtu so bajraktarizmit, I mer te gjitha per vete dhe te tjeret I lepihen nga mbrapa.

  7. a. basha says:

    Mos more Gjorg….ç’na the….?!Por ti nisesh ti bësh analizë partisë….së L.Bashës…meqënse ky të paska shpërfillur…Ose të ta them më butë…Ky,Lulzimi nuk të ka përfillur…sta ka zënë emrin kurrë në gojë…Dhe ti Gjergj,”me të drejtë” je idhnue me bashën…Dhe fillon të flasësh përçart..Fet me përgjegjësi për periudhën 1997-2005…Dhe e le në harresë periudhën edhe më të errët të partisë demokratike…Kur ajo ka qenë në pushtet…….O Gjeorgj,or taj…lere anal-istin,po shiko të mbrosh miljonat e eurove që ke fituar ..”me djersë të ballit..”nëpër ato vite të vështira…kur luftonit të bënit Shqipërinë ti me klanet e Salës…Mos more gjergj…Or Taaaaj…

  8. nuri says:

    Gjergj Lezhja;
    Hobi- Spiun i rendomte
    Shkollimi – Injorant me shkolle nate
    Kontributi – Sherbetor i neveritur i shume padroneve

  9. fredi says:

    nuk harrojne te thone se …Berisha nuk e ka bere kete gabim….

  10. kleptofagos says:

    Se cfare perpiqet “autori” te na thote, duhet ta kerkojme tek Berisha qe e ka pasur Gj. Lezhen qe nga viti 1991, nga sherbetoret e tij me besnike.
    Degjenerimi i PD-se eshte logjik dhe i merituar, por po zbatohet si pjese e marreveshjes dhe lojes se fshehte qe Berisha, Rama dhe Meta kane ujdisur me njeri tjetrin per te ruajtur “statuquo”-ne, pasurite e tyre te vjedhura dhe pushtetin, thene ndryshe, per te shmangur Vetting-un. Qe ta kuptojne me mire tifozat e semure te te gjithe partive: Cdo gje qe ndodh ne Shqiperi eshte loje e mafies politike dhe financiare, per te vazhduar grabitjen e popullit dhe fshehjen e hajduteve nga drejtesia. Bojkotoni te gjithe Hajdutet qe na mashtrojne e qeverisin prej nje cerek shekulli !!

  11. xhulio says:

    Lezhja njelloj.Historia perseritet.Ate qe bere do te ta bejne.E thote bibla.Edhe ti ke qene nje vegel ne sherbim te zgjedhjeve deshirore te Berishes.Asnje zgjedhje demokratike brenda partise gjersa erdhem gjer ketu.Tani sio doktora specialistqe jeni jepini diagnozen e vdekjes.Ah sigurimsa, sigurimsa, e cuat misionin gjer ne fund.Ju vrafte zoti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje