Lulzim Basha, pas Ramës sulmon Metën: LSI ka ketë të qartë se, koha e matrapazëve që shkojnë andej-këtej merr fund…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e tij elektoral në Sarandë. Ai ka dhënë një deklaratë të fortë nga Saranda ku ka sulmuar hapur LSI-në.

Basha deklaroi se “LSI ta ketë të qartë që koha e matrapazëve në politikë që shkojnë sa andej këndej, shit klyshë e bli qen merr fund në 25 qershor”.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

S’do ketë pazar me interesat e qytetarëve shqiptarë, e kam premtuar, nuk do ketë pazar, republika e re do vijë, po vjen, do triumfojë më 25 qershor. Ne nuk bëjmë pazar me kauzën e qytetarëve shqiptarë, me asnjë nga thithlopat e republikës së vjetër.

Rama do japë llogari për dështimit total, për harxhimin e milionave, ekonominë katastrofë.

Edhe LSI ta ketë të qartë që koha e matrapazëve në politikë që shkojnë sa andej këndaj shit klyshë e bli qen merr fund në 25 qershor, ndaj të gjithë ata votues që jeni tunduar me teserat e partive të pazarit që ua kanë dhënë për tu mbajtur peng, dijeni se votat për këto parti janë vota të hedhura në det, kurrë më pazari “bli klyshë e shit qen” nuk do ecë me PD.

Mos harroni ne jemi të bashkuar, e gjithë opozita është e bashkuar, ata janë të përcarë. Ne e dimë se ku po shkojmë, tani është koha juaj të bashkoheni” i’u drejtua Basha sarandiotëve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *