Ministri teknik i Shëndetësisë: Ja si ta lini duhanin për 3 muaj

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri teknik i Shëndetësisë Arben Beqiri ka bërë disa sugjerime për të shtyrë duhanpirësit drejt lënies së duhanit.

Një ndër mënyrat, sipas Beqirit është mos lejimi i operacioneve të planifikuara, nëse pacientët kanë konsumuar duhan në 3 muajt e fundit.

“Ne akoma nuk kemi një sistem të ndihmës për njerëzit që duan ta lenë duhanin. Ne akoma nuk kemi ndërtuar një sistem që paralajmëron rreziqet që shkakton duhani.

Ne duhet të arrijmë në ato nivele të kontrollit të duhanpirjes kur edhe pacientë që planifikohen për kirurgji të planifikuara të mund të mos e bëjnë atë nëse janë duhanpirës. Njerëzit të mos pranohen për kirurgji të planifikuar nëse nuk ka lënë 3 muaj cigaren”, tha Beqiri.

Ndërkohë nga ana tjetër, përtej ligjit antiduhan, këtë dimër u vu re që restorantet kishin lejuar përdorimin e cigares në mjediset e brendshme publike.

Kjo ishte edhe një nga vërejtjet që Nazira Artykova, përfaqësuese e organizatës botërore të shëndetësisë bëri në takimin me drejtorët e shëndetit publik dhe ministrit Arben Beqiri.

Nga ana tjetër Beqiri deklaroi edhe një herë pozicionin e tij si ministër teknik në zbatimin e ligjit për zgjedhjet.

“Detyra ime parësore është respektimi i ligjit të zgjedhjes i plotësuar me vendime të qeverisë të cilat përcaktojnë mospjesëmarrjen e administratës shtetërore në procesin e fushatës elektorale”
, u shpreh Beqiri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Ministri teknik i Shëndetësisë: Ja si ta lini duhanin për 3 muaj”

  1. Ralda says:

    More,administrata nuk duhet te mare pjese ne fushate ne oraret zyrtare por dhe ai punonjesi i administrates eshte qytetar i kesaj republike me te drejte vote dhe do te informohet per platformat e partive.Keshtu qe do te mare pjese ne tubime e mitingje e te gjitha partive (po pati kohe,nerv e fuqi) e ne fund te zgjelle.Kjo sic thoni ju cenon te drejtat e lirine e individit .
    Une p.sh,jam mesuese,do mbaroj punen dhe pas pune nuk me drejton ti mua jeten se cdo bej e ku do vete.Thritini mendjes se na cuditet.

    1. namiku says:

      ashtu eshte mesuese ralda por na shqipto edhe nje here foljen (zgjelle)???!!!😂😂😂😂

  2. albani says:

    KJjo, duket si ato keshillat e nard Ndokes, qe ditet ne vere jane me te nxehta se ne dimer!
    Po kjo fushate ka vite qe ka filluar o Z. Minister, dhe ka edhe rezultate te mira deri tani, por duhet punuar me shume, sigurisht.
    Shkoni nje here andej nga Qyteti Studenti, shkoni tek Pubet poshte shtepise se i sh-kryeministrit Berishe, dhe do te shihni, se 90% e vajzave e pine cigaren jo ne klub, por edhe rruges, me keq se meshkujt.
    Po tani, mbas ketij zbulimi, me siguri do te kemi rezultate te shkelqyera.

  3. XheJ eN Bi says:

    Më duket se Ministri nuk di arithmetikë.
    Sa përqind janë duhanpirësit që kanë premisa për operacion ? Ja 5%, po 95% me se do detyrohen për ta lënë duhanin?
    Unë do t’i rekomandoja Ministrit të bënte një thirrje pëdëistët e që të lënë duhanin deri në 25 Qershor dhe paratë e kursyera t’ja dhurojnë PARTISË.

  4. lalai says:

    Ju o qypa qe ja fusni kot si komentuesa dhe ne usa vlen e njejta gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *