Nuk dorëzuan 'dekriminalizimin', Basha dhe Berisha rrezikojnë të përjashtohen nga listat

31 Maj 2017, 11:24Politika TEMA

Lulzim Basha dhe Sali Berisha rrezikojnë të përjashtohen nga listat e Partisë Demokratike, pasi janë të vetmit deputetë që nuk kanë dorëzuar ende formularin e dekriminalizimit.

KQZ ka publikuar ditën e sotme listën e plotë me të gjithë kandidatët e propozuar nga PD, sipas të gjithë Qarqeve dhe përkrah çdo emri, figuron formulari i plotësuar i dekriminalizimit.

Ajo që bie në sy është fakti se vetëm dy liderat, ai aktuali dhe ai i mëparshmi bëjnë përjashtim, pasi përkrah emrit të tyre nuk figuron asnjë formular dekriminalizimi.

Arsyet për këtë mbeten ende të paqarta, por nëse do të zbatohet ligji pikë për pikë, sot Basha dhe Berisha duhet të s’kualifikohen, pasi ka kaluar afati në të cilin mund të paraqiten listat e dekriminalizimit.

5 komente në “Nuk dorëzuan ‘dekriminalizimin’, Basha dhe Berisha rrezikojnë të përjashtohen nga listat”

  1. lani says:

    le ti perjashtojne,te zbatohet ligji dhe te shpetoje vendi nga keta te dy.

    1. the Punisher says:

      Pordhe me rigon. Te zbatoheshe ligji 25 vitet e fundit, nuk do ishim ketu ku jemi.

  2. Milan says:

    Ky eshte lajmi i shumpritur nga shqiptaret e ndershem,te zbatohet ligji pik per pik

  3. kozmo says:

    MOSSS, SE NA CUDITET ME PERJASHTIMIN !!!

  4. Dejvis kuka says:

    ti kishe bere ti ato gabime qe kane bere ata,ti sot e kesaj dite do ishe veshur me rroba bardh e zi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje