“Nuse me shkes?” Rama ngacmon të riun: Nga eksperienca ime me Lulin, të këshilloj që …

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me të rinjtë e Laçit, ku ka folur për politikat për arsimin e lartë dhe punësimin e të rinjve. Në përmbyllje të fjalës së tij, Rama ka këshilluar të rinjtë që të mendohen mirë për rrugën që do të ndjekin.

Teksa po fliste për njohjet mes djemve e vajzave, apo edhe martesat me shkuesi, njëri nga të rinjtë e pranishëm në takim filloi të qeshte. Kaq i ka mjaftuar kryeministrit Rama për të bërë batutën e radhës.

Duke folur për “martesën me shkuesi”, Rama u ndal tek takimi i tij me Bashën, por pa treguar se kush ishte “shkesi” i takimeve.

“Të paskan gjet nuse me shkes. Dëgjo mua, nga eksperienca ime me Lulin të them shko takoje vetë”, tha kryeministri Rama, ndërsa të rinjtë shpërthyen në të qeshura.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““Nuse me shkes?” Rama ngacmon të riun: Nga eksperienca ime me Lulin, të këshilloj që …”

  1. Remi says:

    Ky mbeti duke ber karagjozin, me shpreheje karagjozi duke vene ne loje kundershtarin, tamam si adol.! Si nuk e kuptojne ata qe rrijne rreth tij se cdo dit po largon elektoratin e vet?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *