Rama, mesazh PD dhe ministrave të saj: Administrata në zgjedhje? Pas punës, të bëjnë ç’të duan

­Nga Shëngjini në një takim elektoral, kryeministri i ka adresuar një mesazh PD-­së duke i thënë që të ndalojë deklaratat për pjesmarrjen e punonjësve të adminstratës në zgjedhje.

Sipas Ramës, çdo drejtor, mësues, edukator ka të drejtën që pas pune të marrë pjesë në fushatë apo të bëjë të gjitha gjërat që do pasi është i zhveshur nga kostumi zyrtar.

PD le të ketë sytë e veshët në administratë dhe të kontrollojë e të shohë se gjithë kjo paranojë që shteti vë njerëzit në rresht nuk është realiteti ynë.

Ka fenomene të tilla, por e rëndësishme ka që të mos ekzagjerohet se njerëzit kanë të drejtë pas orarit të punës të bëjnë atë që ata për zgjedhjet.

Mësuesit, drejtorët e shkollave kanë të drejtë që pas orarit të punës të bëjnë cfarë të duan.

Nuk mund ta kthejnë këtë histori doli mësuesi filan, por pas orës së punës ka të drejtën secili të bëjë atë që do.

Kanë të drejtë plotësisht drejtorët e shkollave, të gjithë kanë të drejtë që pas orarit të mësimit të bëjnë çfarë ju takon, të shkojnë në fushatë, të flasin, të bëjnë çfarë rë duan.

Ndërkohë që patjetër që kush shfrytëzon Drejtorinë apo zyrën e shefit për ti bërë presion punonjësve hajde këtu, më jep emrat, më sill familjen, më bëj këtë, më bëj atë, më sill votën e fotografuar, do të shkojë në burg”, tha Rama.

Deklarata e Ramës vjen pas presionit që po bëhet në administratat e ministrive të ministrave teknikë të emëruar së fundmi në qeveri.

Rasti më i fundit është një urdhër i ministres së Financave. Të hënën, Helga Vukaj njoftoi shkarkimin e një punonjësi të administratës tatimore.

Sipas njoftimit, Kliton Bistri u shkarkua për pjesëmarrje në një miting të Partisë Socialiste, pasi u denoncua në Facebook nga ish­kryeministri Sali Berisha.

Kurse rast i pare ishte ai nga Ministri teknik i Drejtësisë Gazment Bardhi që pezulloi nga detyra Drejtorin e IEPV në Tropojë, Granit Kurmekaj, si dhe ia referoi rastin e tij Prokurorisë së Përgjithshme, për veprën penale të përfshirjes në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rama, mesazh PD dhe ministrave të saj: Administrata në zgjedhje? Pas punës, të bëjnë ç’të duan”

  1. Alex says:

    Kam nje mesazh, per zotin rama ..duhet sllogani me titull ,,shqiperia duhet ta provoje nje qeveri te vetme per te pare ndyshimin,por dhe pergjegjesite..boll meee..lsiiiiiii….na u be lisi kalbur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *