REPLIKAT/ “O shqiptarë po tallen këta politikanë”, Rama: Je lexues i gazetës “55” që ështe burim kulture dhe dije

Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij me qytetarët në rrjetet sociale, shpesh herë zgjedh të përgjigjet edhe mbi një sërë çështjesh të rëndësishme.

Ai  shkëmbyer komente edhe me  një qytetarë i shkruan se ka të drejtë për të gjitha çfarë thotë,  përveç sistemit shëndetësor.

Replikat e Ramës me qytetarët:

Qytetari 1: Ke te drejt per te gjitha por per shendetesin ja fute kot. Te pakten per durresin esht bo si tregu com. Sdq per ps do votoj por kur ske te drejt ske vlla

Rama: Anesti, une nuk i’a fus kot hic dhe ti kalo njehere ne QSUT qe ta shikosh a i’a fus kot a plot dhe po pertove beje pak krahasimin e Spitalit te Durresit para 44 muajsh kur shkonin njerezit me carcafe e me batanije me vete me ate qe eshte sot, qe te kuptosh qe s’ia fus kot edhe pse shume dakord me ty qe ka ende shume me teper per te bere.

Qytetari 2: Vec ti na ndrysho ne…asgje ske bo per veriun..rruga Burrel-Klos skandal edhe traktorit i kputen zinxhiret….jemi msu me fjal tbukra po bo noj gjo per Matin

Rama: Po Jusuf, ne 44 muaj do i beja te gjitha me shkop magjik! Edhe te laja borxhet sa nje mal te Saliut; edhe te nxirrja OSSHE nga gropa e thelle qe thithte 150 milione ne vit nga arka e shtetit; edhe te rrisja rrogat e Policise per ta paguar njesoj sa rajoni; edhe te beja zero taksen e biznesin te vogel; edhe te ulja taksat mbi te ardhurat e 97% te shqiptareve; edhe te kaloja 100 milione dollare nga arka e shtetit ne arken e familjeve per rritje rrogash e pensionesh; edhe te nisja rindertimin e qyteteve te braktisura komplet ne balte e gropa; edhe… edhe… edhe… Dhe me thua s’ke bere edhe rrugen qe s’e preku kush me dore ne 40 vjet!!! Po jo mor mik, nuk kam shkop magjik dhe e di shume mire taksiratin e asaj rruge qe thua, por te fillojme njehere rrugen e Arberit per pak muaj e pastaj do merremi edhe me Klos-Burrelin patjeter, se ka radhen! Me radhe mik me radhe, neqoftese i ke thene ndonjehere punes miremengjes duhet ta kuptosh qe s’behet shteti sic e duam une e ti, per 44 muaj!….

Qytetari 3: Z kryeminister sic keni ber fasadat po ben dhe miting Cdo gje duket fallco Dhe me fallco dukeni dhe ju si politikan

Rama:  Luan, syte e qenit tend nuk jane fallco, jane sy plot jete dhe emocion, ndersa ne syte e tu shoh perden e mllefit qe e verbon njeriun dhe familjen mos e perdor si justifikim per gjuhen e rruges qe perdor ketu, sepse akoma me turp nese je edhe prind e i shkruan ketu nje vajze me nje gjuhe qe qeni yt po ta dinte do te te braktiste ne varferine tende mendore

Qytetari 4:  a shqiptare mor te shkrete. akoma nuk kuptoni si po tallen keta politikane te qelbur

Rama: O Samet, si lexues i gazetes 55 qe eshte nje burim i thelle kulture dhe dijesh, mos u merzit s’ke cfare ben, shqiptaret jane vertet te shkrete sepse nuk e lexojne gazeten 55😂😂😂Lum ti dhe ai grusht burrash te menqur qe bashke me ty e ujisin trurin ne qezmen e Bahri Falliut, po kur je me fat je me fat dhe ky qe fati yt e i klubit bahrifallinjve, por s’qe e thene te jete fati i shqiptareve😂😂😂✌️

Qytetari 5: Jau tha dje kongresmenti amerikan ne lezh se po votuat ps do shkoniperseri ne diktatur e mjerim me buk kallamoqi e blume me gjith boc

Rama: Hahahaha kongresmeni ne Lezhe thot Pashko, hajde Pashko hajde! Po mire voto PD ti Pashko se ishim mire shume kur qeveriste PD-ja dhe ata kane nje te mire qe na kthejne aty prape per 2 muaj

Qytetari 6: O injorant don ta marresh me rrena sikur e more keto kater vjet nuk te bason kush ma se populli don pun e buk jo hashash

Rama : Daut, t’i biesh fyellit eshte talent por s’do te thote qe po dite t’i biesh fyellit di te perdoresh edhe mendjen, prandaj te uroj fyelltari te mbare po te sugjeroj qe te flasesh sa me pak

Qytetari 7:  Hahahhaha per ty Po per qytetaret e matit ska asgjo nga kto qe thua ti e sidomos shendetsia nga spital eshte ber ambulanc se ska asnje mjek

Rama: Qeshu Ylli qeshu se kur ishte mbi dy gishta Mati lulezonte dhe sherbimin shendetesor e kishte per t’u pasur zili😂

Qytetari 8: Oh sa gjynah te shkretet ua paskan lare trurin . brain ëashed. Kto plehera sdin as te flasin a ska ndonje moshe te re per deputet atje ti provojme njer po prap me kto plehra meremi

Rama: Ti Artur paske nje te folur sikur e beke gjumin ne kazan te plehrave dhe nuk i hiqke dot plehrat nga goja! Mbase eshte mire te provosh te lahesh me shpesh dhe te flesh pa jastek qe te mos te te ulet sasia e gjakut qe te furnizon trurin ngaqe te sperdridhet qafa😊 Provoji keto dy gjera te thjeshta dhe me siguri do ndjehesh me mire e do kesh gjuhe me higjenike

Qytetari 9: Zgjedha juaj si kandidate te Almira Zebitt xhembulles ka qene perfekte…nje keshilltare ekselente

Rama: Eshte ⭐️ Almira, jam shume i nderuar qe e kam njohur dhe e kemi ne skuader! Do jete nje zbulim i bukur per gjithe publikun shqiptar

Qytetari 10: Ke te drejt per te gjitha por per shendetesin ja fute kot. Te pakten per durresin esht bo si tregu com. Sdq per ps do votoj por kur ske te drejt ske vlla

Rama: Anesti, une nuk i’a fus kot hic dhe ti kalo njehere ne QSUT qe ta shikosh a i’a fus kot a plot dhe po pertove beje pak krahasimin e Spitalit te Durresit para 44 muajsh kur shkonin njerezit me carcafe e me batanije me vete me ate qe eshte sot, qe te kuptosh qe s’ia fus kot edhe pse shume dakord me ty qe ka ende shume me teper per te bere

Qytetari 11:  turp o z. krieminister qe po mburresh me vetingun ,sa vende pune hape ,sa vepra rruge shkolla spitale bane , sa ua lehtesove jetesen popullit, si e ke shendetesine , si e ke rendin ,si i menaxhove taksat e shqipetareve, sa autostrada bane .etj etj. Me keto te takon te mburresh

Rama: Selaudin te marrsha te keqen, 220 mije vende pune ne sektorin jobujqesor, me letra jo me dokrra Shqupi; me shume kilometra rruge se sa Saliu (duke hequr rrugen e Kombit) sepse Saliu beri tenderat po rruget i la rrugeve; shendetesine shume me mire se cfare e gjeta para 44 muajsh; rendin s’po e diskutoj fare se i bie te te gjej ty kallauz per fshatin qe duket; autostradat thame te mbarojme njehere keto te Saliut pasi lame edhe malin e borxheve qe u kishte kompanive te rrugeve… Tani nje pyetje kam une: A je vizituar ndonjehere nga syte? Se veshet e kuptoj qe i ke te lidhur me tub ajri qe nga njeri te hyjne e nga tjetri te fryjne fjalet😊 Voto Lulin Selaudin se ai dembel per pune e ti dembel per te menduar, gjen tenxherja kapakun

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “REPLIKAT/ “O shqiptarë po tallen këta politikanë”, Rama: Je lexues i gazetës “55” që ështe burim kulture dhe dije”

  1. mirel says:

    Dava legeni qe ben karshillek me budallenjte

  2. Argita_B says:

    Ne piken e fundit Edi Rama ku thote se ka krijuar 220 mije vende pune flirton shume afer me masturbimin intelektual! Sigurisht qe jane delkaruar 220 mije punonjes me teper ne sigurimet shoqerore, dhe kjo eshte shume pozitive, po keto nuk jane vende te reja pue, te krijuara ne baze te ndonje programi apo reforme ekonoike te ndermare nga Qeveria Rama1, keto thjesht u deklaruan, pra nuk i krijoji Rama si pretendon.
    Edi Rama, me opoziten handikapate qe ka aktualisht, eshte turp qe te bej mmanipulime te tilla ne fushate, pasi nese nuk eshte i ndershem as me deklaratat qe ben vete, si mund ti besojme perseri qe do te jete i ndershem per 4 vitet e ardheshem nese i ribesojme voten!!

  3. ala me kte” loje kaqolash” kryeministri jon shakaxhi ???

    un mendoj te njejten gje qe shpreh edhe X -shqiptare ,
    sepse ju politikanet vetem te talleni e mashtroni dini e asgjo tjeter me kte popull .
    ngele kater vjet tu bo gallate ne parlament me banden e terroristeve te Pd-se ,
    duke u knoq tu digju kryekriminelin e shqiperise mutin qe qiste nga ajo shpelle -goje.
    ngele gjaqte gjithe kohes nji Manikin i Kinezerise ambasadore ,
    qe ngelen duke tall sumen e perfitu miljarda nga ky vend ,duke e trajtuar shqiptarin si nji afrikan xhungle ,
    sepse juve politikanet ju intereso vetem karrigia ,posti ,por asnjiher
    poshterimi qe i behet atij populli ,ktij shteti nga loja e ndyre e ambasadoreve te huaj ,
    sju intereson ti pasni syt, e shifni se ne cfar grope keni rene ,
    se jeni per boten njelloj me afganistanin .
    Lexohe titullin e intervistes se Flekenstein ,sarkazmen qe perdore ,talljen qe ju ben juve sharlataneve politikane ,
    tallet eme ironi flet per nji koalicion PS+PD !!!!!!!!!!! Dhe plot tallje formulon nje anglisht fjaline ,por qe ka kuptimin ne Shqip !
    kUSH BERI LESHIME ME SHUME -KERKON KAR !
    BOLL NA BONE KAPADAHINE SEPSE STE VOTUN SHQIPTARET ME TALL SUMEN E BO “TE ARSYSHMIN” ME ATA QE SHKATERRUN VRANE E
    CUAN NE GREMINE KET VEND PORDHAC

  4. nje emigrant says:

    Krahasimi i te ashtuquajturit shtet te Saliut dhe Te Rames.Me 2004 bera dokumenta te rregullta per prone,me 2007 leje ndertimi sipas ligjeve dhe ndertova shtepi pa levizur centrimetrin nga plani i ndertimit.Me 2011 mu be mbivendosje prone duke mu hequr emri nga hipoteka dhe e mora vesh rastesisht me 2013.Letren qe ja dergova ketij beresi te shtetit Rames humbi neper sirtaret e administrates.Me 10 mars 2017 mu shemb shtepia duke ardhur nga tirana mafjozet qe pretendonin se kishte vendim gjygjesor pa ju hedhur syte letrave qe dispononte kjo shtepi dhe prone.Ku eshte shteti qe trumbeton ky sharlatan Rama?a ka ndryshim nga ai i Saliut?apo fjalet e bukura?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *