Shpartallimi i PD-së në Shkodër: Basha publikon dokumentin se kryetari i PD ka qenë oficer i Sigurimit, reagon Ramiz Çobaj: Ja si është e vërteta

31 Maj 2017, 10:03Politika TEMA

Pasi kryetari i PD-së së Shkodrës vendosi të tërhiqej nga lista e kandidatëve për këtë Qark, me argumentin se ishte fyerje për të që të renditej në vendin e 8-të, selia blu në Tiranë ka shpërndarë një document për mediat ditën e djeshme.

Sipas këtij dokumenti, rezulton që Çobaj ka qenë oficer i Sigurimit të Shtetit.

Vetë Çobaj ka reaguar sot, për të bërë këtë sqarim:

“Disa media dhanë lajmin e rremë sikur unë kam punuar në sigurimin e shtetit.

Sqaroj gjithë opinionin publik se ky lajm dashakeqës është krejtësisht i pavërtetë.

Unë Ramiz Çobaj kam punuar në Policinë e Shtetit në sektorin e krimit ekonomik, fakt të cilin e kam deklaruar që në vitin 2005 nëpermjet CV-së zyrtare të paraqitur pranë Kuvendit të Shqipërisë, në kohën e marrjes së mandatit të deputetit.

Sqarimin më të plotë do e jap nëpërmjet ripublikimit të CV-së time”, thotë Çobaj.

PD e Shkodrës duket komplet e shpartalluar, në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit, pas luftës së brendshme.

Kryetari i saj Ramiz Çobaj praktikisht ka braktisur fushatën, ndërkohë që baza e PD-së nuk ka kush drejtohet.

Kjo, duke qenë se në krye të listës është vendosur një historian, që nuk ka lidhje me strukturat dhe bazën e partisë, ndërkohë që nga lista është hequr edhe Jozefina Topalli.

9 komente në “Shpartallimi i PD-së në Shkodër: Basha publikon dokumentin se kryetari i PD ka qenë oficer i Sigurimit, reagon Ramiz Çobaj: Ja si është e vërteta”

  1. art says:

    Dhe e verteta e vertete eshte ne fakt ashtu sic thote z. Çobaj, pamvaresisht na pelqen ose jo neve.

    1. shkodrani says:

      Jo mor s’ka kene spiju, veçse ka marre ne qafe do vete ne Shkoder e gjetke. Hajt Ramiz te paste krise edhe ty, se boll na e forcove pe-de-ne shkodrane.

  2. Postrribaku says:

    Po qe ke qene ne krye te masakres ne Permet ne vitin 1997 a e mohon dot o Ramiz?!

  3. Bajo says:

    Po qe se ka qene oficer i Sigurimit Basha e denon duke mos e vene te parin ne listen per deputete? Pah cfare goditje merr Sigurimi!

  4. nn says:

    se mos perjashton dhe Saliun ky Luli – meqe ka qene sekretar i PPSh-se ne Spital

    hahahahahahahahahahahahaha

  5. Fatmiri says:

    Po pse pikerisht pasi dha doreheqjen na doli oficer i sigurimit ky Ramizi. Kjo eshte republika e re? Me Indrit Hoxhen dhe me sa e sa karikatura te tjera si puna e tij do te vini ne pushtet juve. Liser me hipokrit me ndyresire nuk mundet te imagjinohet.Turp per kete parti si eshte katamdisur, Turp per ata qe ju vijne nga pas juve.

  6. optimizem per vendin says:

    Problemi eshte ketu qe duhet te mos luani bythen se u hyne me thelle: Lulezimi Basha e vendosi kandidate per deputet. Ai u terhoq ne te drejten e tij. Tani Lulezim Basha i nxierr biografine si sigurims. Pyetja eshte kjo: Pse e vendose kandidat per deputet kur ti e dije qe ai ishte sigurims? Dalim ketej nga Shkodra dhe nje pyetje tjeter: Sa kandidate per deputete ke vendosur me krime, urrejtje, kalamanj, kasap, te pa shkolle? Keta do drejtojne republiken e re? Ruaji te rriten, te shkollohen, te vetpastrohen nga krimi dhe pastaj takohemi per republiken e re ne vitin 2025, ne qoftese nuk do te jeshe ne burg dhe ti Lulezim bashke me bace Sali Karaxhiçin.

  7. akrepi says:

    Sa pa dale kunder ky Ramizi nuk ka qene me me sigurimin Tani qe I doli kunder Lulit ka qene sigurims ,Ja nje shembull se si eshte Republika e re e Bashes. Turp per ket parti qe pretendon se eshte demokratike.

  8. emigranti says:

    Turp per kete fare elite politike qe edhe pas 27 vjetesh nuk ka hapur dosjet por ka mbushur partite dhe shtetin me spiune dhe kur keta nuk luajne lojen e tyre deri ne fund, I demaskojne.
    Po , ata jane fajtore, por fajtoret kryesore jane drejtuesit e partive qe me keto forma te turpshme antidemokratike ruajne pushtetin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje