Shpartallimi i PD-së në Shkodër: Basha publikon dokumentin se kryetari i PD ka qenë oficer i Sigurimit, reagon Ramiz Çobaj: Ja si është e vërteta

Pasi kryetari i PD-së së Shkodrës vendosi të tërhiqej nga lista e kandidatëve për këtë Qark, me argumentin se ishte fyerje për të që të renditej në vendin e 8-të, selia blu në Tiranë ka shpërndarë një document për mediat ditën e djeshme.

Sipas këtij dokumenti, rezulton që Çobaj ka qenë oficer i Sigurimit të Shtetit.

Vetë Çobaj ka reaguar sot, për të bërë këtë sqarim:

“Disa media dhanë lajmin e rremë sikur unë kam punuar në sigurimin e shtetit.

Sqaroj gjithë opinionin publik se ky lajm dashakeqës është krejtësisht i pavërtetë.

Unë Ramiz Çobaj kam punuar në Policinë e Shtetit në sektorin e krimit ekonomik, fakt të cilin e kam deklaruar që në vitin 2005 nëpermjet CV-së zyrtare të paraqitur pranë Kuvendit të Shqipërisë, në kohën e marrjes së mandatit të deputetit.

Sqarimin më të plotë do e jap nëpërmjet ripublikimit të CV-së time”, thotë Çobaj.

PD e Shkodrës duket komplet e shpartalluar, në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit, pas luftës së brendshme.

Kryetari i saj Ramiz Çobaj praktikisht ka braktisur fushatën, ndërkohë që baza e PD-së nuk ka kush drejtohet.

Kjo, duke qenë se në krye të listës është vendosur një historian, që nuk ka lidhje me strukturat dhe bazën e partisë, ndërkohë që nga lista është hequr edhe Jozefina Topalli.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...