Starova i përgjigjet Dukës: Të kam sjellë për dore të tregoja zyrat

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një ditë më parë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, thumboi trajnerin e Partizanit, Sulejman Starova, që të merrej me punën e trajnerit dhe të mos bënte njëherësh disa punë, përfshi edhe ambicien për t’u bërë president I federatës.

Ka ardhur menjëherë reagimi nga Starova, i cili duke folur për “Panorama Sport”, e fton në një debat të hapur, por që sipas tij ai nuk do ta pranojë kurrë këtë ftesë.

Starova e ironizon, madje shkon deri aty sa i kujton që do të mbahet mend gjatë për rrëzimin nga kategoria të Partizanit, Tiranës dhe Dinamos.

“Mos i ik përgjegjësisë se arbitri yt ishte ai që nuk akordoi penallti në Korçë. Po ku ka shanse të gabojë njeri aty pa urdhrin tënd…Unë të njoh mirë, mos harro…Të kam sjellë për dore të tregoja zyrat. Do të mbahesh mend si presidenti që hodhi në kategoritë inferiore Partizanin, Tiranën dhe Dinamon. Këtë damkë do ta kesh tërë jetën”, – deklaroi ndër të tjera trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, dikur Sekretar i Përgjithshëm i FSHF-së.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Starova i përgjigjet Dukës: Të kam sjellë për dore të tregoja zyrat”

  1. Genci says:

    O sule pse ike nga FSHF-ja kur paske qene kaq i zoti?
    Cfare ndikimi ka bracja tek ty?
    Vazhdon ti marresh 50 % futbollisteve, si Kalari, Ibrahimi, Fili & co vetem e vetem qe te jene pjese e formacionit. ik sule ik ….

    1. Arbi 1987 says:

      Sule pjese e ketij sistemi je edhe ti me shefin tend te ri. Shume shphesh shkoni andej nga sigapori, kina, japonia… tregun aziatik e njeh mire
      Te njohim te gjithe ne te futbollit ca burr zotnie je, quhesh ndryshe profesor I-phone per te luajtur ne formacion, e katandise Tironen, Kuksin sia dole dot tani po merr ne qaf bashke me bibilushin gazin.
      Ta paska bo mire, kjo tregon sesa i afte je 😉

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *