Vasili: Me Metën do konsultohem gjithmonë për LSI-në (ironi dhe për kompozimin aktual të qeverisë)

31 Maj 2017, 08:58Politika TEMA

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili deklaron se edhe kur Ilir Meta të fillojë nga puna si President i Republikës ai do konsultohet dhe do këshillohet me të për çështjet e partisë.

Kryetari aktual i kësaj force, i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku deklaroi se nuk e ndalon kush që të bisedojë me Metën për çdo çështje që ai mendon se duhet të diskutojë.

“Nuk është as shkelje ligjore e as nuk më ndalon kush të flas, këshillohem dhe diskutoj me presidentin e republikës për çështje që unë i mendoj, aq më tepër kur presidenti quhet Ilir Meta”, deklaroi Vasili.

Lidhur me qeverisjen në 4 vjet ai renditi disa arritje, por kritikoi fort “Rilindjen urbane” si një investim pa ndonjë vlerë të madhe.

“Unë jam që paratë të investohen në një drejtim të caktuar dhe të kanalizohen në prioritete të tilla si turizmi, infrastrukturë dhe bujqësia dhe jo për sheshe”, tha Vasili.

I pyetur nga gazetari Qafoku si e komenton faktin që tashmë kemi një qeveri në të cilën janë pjesë edhe PS, edhe PD, edhe LSI, PDIU, etj . Vasili përdori ironinë duke thënë: ‘Nuk pata fatin që të jem pjesë e kësaj qeverie’.

1 komente në “Vasili: Me Metën do konsultohem gjithmonë për LSI-në (ironi dhe për kompozimin aktual të qeverisë)”

  1. fredi says:

    MOS na hani mut dhe ju te LSIse me ironit tuaj , se na çat trapin si kurva 5 muaj duke shar qeverin dhe duke i ber presion PSse , duke i dal ne mbrojtie çadres , he pra i falnit dhe bythen per PDne se ashtu thoshit falim ministrit , tani pse hani mut , mir ja u boni ED RAMA po kputeshit ne byth ju manjanet ramat dhe vasilet e lSI se per PDne , ja ku i keni ne zgjedhje dhe ju kan zevendesuar ju neper ministri tani hikni pirdhuni dhe msouni mos ja fusni te tjerve dhe te beheni zevzek kur jeni nje parti me nje grusht njerez , futeni mbrapa tashme ironin tuaj se nuk pi uj ,keshtu e deshet me zi ja u bom .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje