VIDEO/ "LSI më ka heq prej pune, ndaju nga ata", ja si i përgjigjet Rama qytetares

31 Maj 2017, 15:44Politika TEMA

Lideri i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur ne nje takim elektoral në Lezhë.
Gjatë diskutimit një grua mirditore  i ka bërë atij një kërkesë të çuditshme.

Gruaja i kerkuar qe te ndahet nga LSI, se sipas saj, e kane hequr nga puna. Ja dialogu mes tyre.

DIALOGU:

-Ndahu me LSI se LSI më ka heq prej pune. Kam punu te sigurimet shoqërore, kam qenë me raport lindje, por mos të ishte ky zotëria këtu unë sot do isha pa bukë.

-Kjo është një histori që dhemb kur e pëson por edhe kur të ka vu ty partia jote kushedi kë ka hequr përpara, e kjo është ajo që duhet të marrë fund, që s’mund të ndahet shteti në parcela partish. Po PD-ne se kemi ne formë ë?

-Të jetë si të jetë, mua s’më duhet gjë, cfarë më kanë bërë partitë? Vetëm krahëve të mi, po s’punova vetë unë s’kam ca ha.

-E kuptova, a ke fëmijë? Ja pse duhet të të interesojnë partitë, nga librat që bënit ju atëherë me 700 lloj variantesh, djali yt… mos më ndërpre tani ta mbaroj

-Jam kushërira e deputetit.

– Edhe unë po ti hyj thellë thellë dal kushëri me Saliun. ..Nëse voton ne djali do mbyllë shkollën me ato libra, nëse voton dikë tjetër ata e kanë thënë do e kthejmë te ilbrat e tjerë, do humbasësh ti. Ke shembuj të tjerë sa të duash që është edhe cështja e familjes, djalit, vjehrres, qytetit…

1 komente në “VIDEO/ “LSI më ka heq prej pune, ndaju nga ata”, ja si i përgjigjet Rama qytetares”

  1. Argita_B says:

    Fatkeqesisht fushatat jane kthyer ne barcaleta, tregim batutash, anekdotash, kritikash sharjesh apo shpifje per kundershtaret, apo me keq akoma, dhe per aleatet e deri dheshem brenda ditesh shnderrohen nga mmiq ne te korruptuar apo prishen aleancat!!
    Eshte e kote te degjosh fjalime neper fushata pasi deri tani ku meson dot per progrmet ekonomike, sociale, kulturore, sigurine, uljen e papunesise, cilat jane planet, sa kushtojne, ku do gjehen parate per te financuar uljen e papunesise, permiresimin e jeksise, arsimit..
    Ne Shqiperi fatkeqesisht nje pjese e mire e elites nuk perballoi dot katunarizimit e qyteteve dhe e braktizi, duke len mbrapa nje vend jo vetem te varfer ne ekonomie, po mbi te gjitha pa materie gri!!
    Duke filluar nga pseudo analistet nuk kemi thuajse asnjehere pyetje konkrete per programet e partive, nuk ka debate kontradiktore ne menyre qe populli (ajo pjese qe ka mbetur) te jet ne gjendje te perzgjedhi kur njeh me te vertete naturen e problemeve te tij, si mendon dhe çfare propozon qe ti zgjidhe keto probleme!!
    Degjojme vetem kritika per qeverite e mepareshme, biles dhe LSI e ishte ne pushtet kritikon qeverine!!
    Ben Blushi qe nuk di nga lidhet gomari ne ekonomie flet per ekonomine sikur po flitej per letersi!! Mediokritet i paparre, se keta mire qe jane mashtruse, po te pakten te mesojne si te genjejne, se as te genjejne nuk dine!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje