Vuçiç bën sot betimin si president i Serbisë

31 Maj 2017, 14:39Rajoni TEMA

Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet që të bëjë betimin sot, të përcjellur nga protesta opozitare që kundërshton inaugurimin e tij.

Vuçiq, 47 vjeçar, do të betohet sot në mesditë, për të pasuar presidentin në largim Tomisllav Nikoliq.

Në rrugën e tij drejt inaugurimit, protestuesit e mbështetur nga shumica e partive opozitare do të protestojnë përpara parlamentit në qendër të Beogradit.

Fitorja e tij në zgjedhjet e 2 prillit erdhi gati një vit pasi, Partia Progesive Serbe, që udhëhiqet nga Vuçiq, i fitoi zgjedhjet parlamentare.

Vuçiq ka forcuar kontrollin e tij në pushtet dhe ai e konsideron veten reformator në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Disa kritikë kanë paralajmëruar se kontrolli i Partisë Progresive Serbe mbi tërë fuqinë legjislative dhe qeverisëse mund të shtyjë Serbinë drejt një autokracie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje