1 qershori/ Veliaj: Para një viti kishim vetëm një kënd lojërash, sot kemi 16 të tillë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Bashkia e Tiranës organizoi një sërë aktivitetesh të ndryshme sportive dhe kulturore, që përkuan edhe me 1-vjetorin e hapjes së këndit të lojërave te Parku i Liqenit Artificial. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkia festës së fëmijëve, të cilët kishin mbushur këndin e lojërave te Parku i Liqenit, duke e shndërruar në një oaz të vërtetë argëtimi.

Duke uruar fëmijët për 1 Qershorin, kryebashkiaku Veliaj u shpreh entuziast që tashmë fëmijët e kryeqytetit kanë mundësi që të luajnë aty ku një vit më parë u zhvillua një betejë politike.

“Jam shumë i lumtur sot që së bashku me fëmijët më të mirë të Shqipërisë, që janë padyshim ata të Tiranës, po festojmë në një vend ku para një viti ka pasur shumë beteja, shumë sherre, shumë shamatë, por në fund fare doli një punë e bukur. Sot kemi 1-vjetorin e këndit të lodrave. Më vjen mirë që edhe treni sot është plot, edhe muri ngjitës, edhe fushat e ping-pongut”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se brenda një kohe të shkurtër Bashkia e Tiranës ka ndërtuar në të gjithë qytetin 16 kënde lojërash, ndërsa garantoi për vijimin e investimeve dhe të përkujdesit edhe në të ardhmen. “Kemi diçka për çdo moshë në Tiranë, por ajo që është më e bukur është që vjet, përpara 1 viti, ne kishim vetëm këtë kënd lodrash. Sot që ka kaluar një vit, ne jo vetëm që bëmë këtë kënd të bukur, por kemi bërë 16 kënde lojërash edhe nëpër lagje, që të sigurohemi që fëmijët kanë kënde të mëdhenj si ky, por kanë edhe disa të tjerë që janë nëpër lagje dhe që mund të luajnë poshtë pallatit”, tha ai.

Por, kreu i Bashkisë ka edhe një porosi për fëmijët e kryeqytetit. “Kam vetëm një porosi që ne nuk do luajmë vetëm te lodrat, por do të bëjmë edhe mësimet që të dalim me të gjitha 10, që pastaj të bëhemi kryetarë bashkie, mësues, inxhinierë, arkitektë, balerinë, doktorë. Kështu që më jepni fjalën që siç luajmë fort, edhe do të mësojmë fort. Ne duam që të gjithë fëmijët e Shqipërisë t’i urojmë nga Parku i Liqenit”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa, te Pazari i Ri, nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, fëmijët e kryeqytetit ndoqën koncertin e organizuar me rastin e  1 qershorit, ku artistët e vegjël performuan numra të ndryshëm baleti dhe këngë. Më pas vendi iu la animatorëve të cilët realizuan disa numra duke u dhënë mjaft kënaqësi të vegjëlve, ndërsa nuk munguan lojërat dhe tullumbacet të cilat e kthyen Pazarin e Ri në një skenë të vërtetë për fëmijët.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Veliaj-gjate-aktiviteteve-te-organizuara-per-1-Qershorin-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Veliaj-gjate-aktiviteteve-te-organizuara-per-1-Qershorin-1.jpg","attachment_id":"696772"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Veliaj-gjate-aktiviteteve-te-organizuara-per-1-Qershorin-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Veliaj-gjate-aktiviteteve-te-organizuara-per-1-Qershorin-2.jpg","attachment_id":"696773"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Veliaj-gjate-aktiviteteve-te-organizuara-per-1-Qershorin-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Veliaj-gjate-aktiviteteve-te-organizuara-per-1-Qershorin-3.jpg","attachment_id":"696774"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Veliaj-gjate-aktiviteteve-te-organizuara-per-1-Qershorin-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Veliaj-gjate-aktiviteteve-te-organizuara-per-1-Qershorin-4.jpg","attachment_id":"696775"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Veliaj-gjate-aktiviteteve-te-organizuara-per-1-Qershorin-6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Veliaj-gjate-aktiviteteve-te-organizuara-per-1-Qershorin-6.jpg","attachment_id":"696778"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Veliaj-gjate-aktiviteteve-te-organizuara-per-1-Qershorin-7-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Veliaj-gjate-aktiviteteve-te-organizuara-per-1-Qershorin-7.jpg","attachment_id":"696779"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Veliaj-gjate-aktiviteteve-te-organizuara-per-1-Qershorin-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Veliaj-gjate-aktiviteteve-te-organizuara-per-1-Qershorin-5.jpg","attachment_id":"696776"}]
        
        Loading...
        

6 komente në “1 qershori/ Veliaj: Para një viti kishim vetëm një kënd lojërash, sot kemi 16 të tillë”

  1. kozmo says:

    BRABO LALI ERI . BRAVO QEVERIA E RAMES QE KUJDESET PER GJITHE SHQIPERINE .

  2. Besjana says:

    Shume e veshtire ne fakt ta marresh persiper nje qytet te cilin duhet ta rregullosh pothuajse nga fillimi. Nje administrat militantesh, nje infrastrukture e gjitha ne rromuj, nje bashki ne borgje e mbi te gjitha nje qytet aspak europian. Bravo per punen tuaj. Gezuar te gjithe femijeve 1 Qershorin.

  3. agim vuci says:

    bravo erjon velia rilindja do vazhdoj ta transformoj shqiperin te bej sa me shum hapsira per femijet pasi nuk kan ku te lozin

  4. Petriti says:

    Investimet e Qeverise Rama jan vertet te shumta dhe te prekshme ju lumte dhe vazhdoni se do keni mbeshtetjen e popullit

  5. edi says:

    ne vende te kendeve te lojrave kishim kioskan e cibanet e ngritur nga basha, ps fitore ne tirane e te gjithe shqiperin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *