Agjenti i Ibrahimoviç Mino Raiola, flet për të ardhmen e lojtarit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Agjenti i sulmuesit suedez të Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, Mino Raiola ka folur rreth të ardhmes së klientit të tij.

Pavarsisht lëndimit të rëndë në gju që pësoi pak muaj më parë, Ibra ka kaluar një sezon fantastik në “Old Trafford” duke shënuar 28 gola në 46 paraqitje.

Por, suedezit i përfundon kontrata me United më 30 qershor.

Raiola e ka konfirmuar se bomberi suedez dëshiron të qëndrojë edhe më shumë tek “Djajtë e Kuq”.

“Ai dëshiron të qëndrojë në elitën e futbollit dhe nëse ai mund të jetë kyc për Manchester United, atëherë pse jo? Ai mund të jetë lojtar i rëndësishëm për cdo ekip të madh, por mendoj se duhet ta respektojmë Manchester Unitedin dhe të flasim për t’i parë interesat e dy të palëve,” ka thënë Raiola.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *