Akuza e Starovës: Takaj është zënë me Dukën prej urdhrit për t’ia lënë Tiranës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Akuzat e drejtpërdrejta, të artikuluara dhe të faktuara nga Partizani dhe trajneri Starova kundrejt Federatës dhe kreut të këtij institucioni, nuk kanë reshtur gjatë këtij sezoni. Madje, as dje në ditën kur është luajtur edhe finalja e Kupës së Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, numri një i pankinës së të kuqve ka deklaruar se mes kreut të federatës dhe presidentit të skuadrës së Skënderbeut janë prishur marrëdhëniet.

“Akuzat e mia për të kanë qenë për arbitrimin, me fakte dhe nuk më përgjigjet. I kam thënë që ‘ke dhënë urdhër, sepse e kam marr vesh’. Akuzat e mia janë të tilla dhe them që ai ka kërkuar që Korça t’ia lërë Tiranës. Prandaj janë prishur ata, Duka me Takajn.

I njoh mirë, kanë pasur miqësi prej 20 vitesh”, është shprehur fillimisht Starova, i cili ka vijuar në fjalën e tij me deklarata se mënyra si e ka qeverisur Duka Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë që “anija” të fundoset.

SISTEMI- “Ai ka ngritur një sistem drejtimi si të themi monist, apo prej monarku. Nuk ka qeveri futbolli, pasi i ka hequr detyrat sekretariatit. Sa i përket Asamblesë, ai ka 20 vota të garantuara nga njerëz që i paguan vetë, në futbollin amator apo të tjera.

Unë nuk do të rresht kurrë që të ndërgjegjësoj anëtarët e kësaj familjeje të futbollit se çfarë është ky. Që t’i kthejmë demokracinë institucionit. Arbitri?

Me siguri që Meta ka kryer mirë të gjitha detyrat që ka marrë deri tani. Detyrat e shtëpisë dhe gjithçka tjetër për të cilat është dërguar që të arbitrojë këtë ndeshje të rëndësishme”, ka deklaruar Starova

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *