“Arben Ndoka rreh punonjësin”, policia përgënjeshtron lajmin: Punonjësit të Tatimeve i ra të fikët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Lezhës ka reaguar pas deklaratës së babait të një zyrtari të Tatimeve të Lezhës, i cili u pretendua se ishte dhunuar nga ish-deputeti Arben Ndoka.

Në deklaratën e Policisë së Lezhës thuhet se punonjësit të Drejtorisë së Tatimeve në Lezhë, shtetasit me inicilet K.Z. 40 vjeç, i kishte rënë të fikët në ambientet e punës.

Menjëherë ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas policisë, edhe vetë vetë 40-vjeçari K.Z në deklaratën e tij para uniformave blu është shprehur se ka patur një problem shëndetësor.

DEKLARATA E PLOTE
Lidhur me lajmin e publikuar në disa media online, ku pretentohet se “Arben Ndoka rreh punonjësin e Tatimeve në Lezhë, policia fsheh ngjarjen”, Policia e Lezhës sqaron se:

Në datë 01.06.2017, rreth orës 11:30 një shtetas telefonoi tek Salla e Komandimit në Lezhë, duke njoftuar se tek zyrat e Drejtorisë së Tatimeve në Lezhë një shtetasi i kishte rënë të fikët.

Menjëherë u njoftua Urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë dhe kanë shkuar shërbimet e policisë në vendngjarje. U konstatua punonjësi i Tatimeve shtetasi K.Z. 40 vjeç, i cili ishte i sëmurë dhe u dërgua në spital menjëherë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje janë kqyrur dhe sekuestruar kamerat e sigurisë, janë pyetur në cilësinë e dëshmitarëve persona të pranishëm, është pyetur nga oficerët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë edhe shtetasi K.Z., i cili deklaroi se kishte problem shëndetësor. Nga hetimet ka rezultuar se nuk ka pasur asnjë kërcënim apo agresion fizik ndaj tij.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vlerësim.

Policia e Lezhës ndjek me seriozitet e përgjegjësi çdo situatë dhe garanton ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, konform ligjit si dhe në transparencë të plotë ndaj medias e publikut.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *