BATUTAT/ Të flesh gjumë s’ka vota, Rama: Ke ngatërruar dhomën, kalo nga faqja e Lulit

Lideri i Partisë Socialiste Edi Rama ka shkëmbyer disa replika me qytetarët në rrjetin social Facebook.

Rama ka shpërndarë një fotografi, ku shfaqen 2 gishtërinjtë “simbol” të demokratëve dhe i bën thirrje qytetarëve të votojnë PS-në më 25 qershor.

Edhe këtë herë, numri një i socialistëve nuk i ka kursyer batutat me qytetarë të ndryshëm të cilët e “thumbojnë” lidhur me aktualitetin politik.

Disa prej përgjigjeve më pikante që shefi i qeverisë  ka kthyer,  i lexoni më poshtë:

Replikat e Ramës me komentuesit:

Qytetari 1: Edi Rama ka ngordhur lopa me gjith vic :'( :'(
Edi Rama E shoh e shoh, emer fallco foto fallco, ngushellime

Qytetari2 : do I besh lemsh shqiptaret me kete nr 2 sepse historikisht numri 2 dhe shenja me 2 gishta qe ke nxjerr ne foto keto jane simbole te Partise Demokratike. nuk gjeje dot nai numer tjeter mer vlla
Rama: bohet po! Bohet qe sic thote ajo shprehja qe ke postuar, krenarine mos ta lesh menjane dhe dinjitetin ta leshosh poshte😊

Qytetari 3: Nje vote KoqeZi
Rama: Mire ben qe ecen krenar ne Skanderbeg Square po e di kush e ka bere?😀 Prandaj voto nr.2 qe ta bejme te gjithe Shqiperine te hijeshoje si Skanderbeg Square👍

Qytetari 4: Na trego cke ber deri tani qe ta meritosh voton ? …  Te flesh gjum , ska vota 👌
Rama:  Ke ngaterruar faqen Ardit, dhomen e gjumit e ke tek faqja e Lulit😂

Qytetari 5: Ti ngeci ty dy gishtat Sala tani eee 😀
Rama: fotot i beke me krenari me punet tona ne sfond kjo ka rendesi😂

Qytetari 6: ka ngordhur lopa me gjith vic :'( :'(
Rama: E shoh e shoh, emer fallco foto fallco, ngushellime

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “BATUTAT/ Të flesh gjumë s’ka vota, Rama: Ke ngatërruar dhomën, kalo nga faqja e Lulit”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Mund te vendosesh dhe Berishen ne te majte dhe Lulin ne te djathte te gishtave, si “Marksiste-Leniniste” !

  2. zi says:

    Po te ulje gishti e mesit dhe te tjeret, dyshi,
    do te kishte me shume sukses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *