Ditmir Bushati në Berlin: Marrëveshja Rama-Basha i hap rrugën Shqipërisë drejt BE-së

Për ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, marrëveshja mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, i hap rrugën anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Nga Berlini, ku mori pjesë në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të Europës Juglindore,  i thirrur nga kryediplomati gjerman Sigmar Gabriel, Bushati tha se Shqipëria është në fazën vendimtare të zbatimit të reformës në drejtësi.

“Shqipëria siç dihet është në një fazë vendimtare për sa i përket fillimit të zbatimit të reformës në drejtësi dhe në rast se ne, do t’i përmbahemi asaj marrëveshje të rënë dakord mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Basha, pas zgjedhjeve të 25 qershorit do të vijojmë jo thjesht me zbatimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi, por do të kemi të gjithë mundësinë për të pasur pritshmëri nga ana e vendeve anëtare të Bashkimit Europian për të filluar procesin sfidues të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian”, tha ministri Bushati.

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *