Dy kryetar në një derë, një “timon” e një “shofer”!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Anri Bala

Ka nisur kuja në godinën e “Hotel SHQUP”-it. Odatarët e tij, të zgjuar pak me vonesë nga letargjia tre mujore brenda “Çadrës së Pabesisë”, janë zënë në panik. Vetëm t’i shikosh, si sillen e përdridhen brenda kateve të godinës së partisë “gërmadhë”, të shkatërruar nga vetë ata që e ngritën… Odatarët e SHQUP-it, janë krejtësisht të dizorientuar! Të ndarë në kampe, i sheh duke bërë ecejake, sa lartë poshtë, sa majtas djathtas. Nuk lënë derë pa hyrë, e njeri pa pyetur: Aman, si do na vejë puna, kë do qajmë, e kë do mbajmë?!

Sigurisht, nuk marrin as japin ndonjë përgjigje, nga frika se mos përfundojnë si Jozi, Bregu, Imami, Selami apo Patozi. Ama, të gjithë e dinë se, kjo ishte hakmarrja e Bashës kundër Berishës, të cilin ai e kishte dashur aq shumë. Basha e dinte, se zakoni vdes me shpirtin dhe se Berisha e ka një huq, nuk ka as besë e as fe!

Si mjeshtër i intrigës që është Berisha, sapo i’u rrezikua prona, krijoi çadrën, duke “burgosur” brenda Bashën, për ta eleminuar sipas teorisë së mikut të tij: “Me qetësi e dashuri”.

Por i “burgosuri,” e pikasi dhe u lundua aq shumë, sa nga “kryeçadër” u kthye në “kryengritës”. E gjithë dashuria që ndjente për Berishën, u kthye në hakmarrje, për talljen që i kishte bërë ai së bashku me mikun e tij, duke e përdorur si timon të makinës pa rrota, model “çadër”. Ata u kapën në befasi për kthesën që morën gjërat dhe as nuk u kishte shkuar mendja kurrë se do të dështonin, sepse kurrë… nuk kishin dështuar.

Mirëpo çdo durim ka kufij, e kur mbaron, të çon drejt hakmarrjes. Kjo i dha shtysë Bashës, për të dalë nga çadra dhe me sa të mundte, të vendoste dinjitetin në vend. Marrëveshja e papritur, kokë më kokë me Ramën, pa praninë e “veshëve” të tyre, i çoroditi dhe i la pagjumë, deri kur Presidenti në “pritje” takoi shoferin e “shkarkuar” Berisha dhe i dha mandatën: I burgosuri iku!

Në fakt, kryengritja kishte filluar shumë kohë para arratisjes, kur Basha e shikonte Berishën si të paftuar të çadrës dhe si të “vjetrin” e zullumeve të Republikës së Re. Por duke i’a njohur huqet, si sejmeni dhe bashkëpuntori i tij më i afërt, e duke i’a pasur frikën për atë çka është në gjendje të bëj, huazoi deri në kopjim perfekt, intrigën që ato ndërtuan kundër tij.

“Me qetësi dhe dashuri”, Basha vendosi të mos ishte më “timoni”, por shoferi i partisë së tij… pa drejtim. Dalëngadalë filloi të tallet duke e përdorur “babain” shpirtëror, si klloun cirku që jepte shfaqje për publikun çdo të enjte, për të na “shokuar me trimëritë dhe revolucionet” qesharake nga çadra. Ndryshoi retorikën… dikur kasetë e babait shpirtëror dhe u bë menjëherë autor i fjalimeve të tij.

Filloi t’i dukej vetja karizmatik, por që fatkeqësisht, ai ndryshe nga Berisha, nuk të bënë as për të qeshur e as për të qarë. Por pavarësisht nga kjo, ushtarët e vjetër tashmë, u gjendën në qiell të hapur, të frikësuar dhe të dëshpëruar. Berisha e largoi veten nga të qenit ai “autori”  i krimit, siç ka bërë gjithmonë, e për ta pranuar në një kohë më të përshtatëshme. E vërteta është se, ai vendosi për shkatërrimin e partisë, menjëherë pasi nuk realizoi shkatërrimin e Bashës.

Mitingjet qesharake nëpër rrethe, ku “kryetari rebel”, nuk arrin të mbledh as një turmë sa nxënësit e një shkolle fshati, janë prova më e mirë se si po e shkatërron Berisha fushatën e Bashës. Është Berisha, të larguarit, të mërziturit dhe gjithë soji i karrigexhinjëve të përjetshëm, që po luftojnë pa e ditur se përse! Edhe sikur Jozi, Patozi, Selami dhe Imami të ishin aty, asgjë s’do të ndryshonte! Më keq dhe më për dreq do shkonin punët, se lufta brenda llojit kishte filluar me kohë.

“I burgosuri” i çadrës, i “arratisur” nga burgu, ku e degdisi dyshja Berisha-Meta, me retorikë të ndryshuar, shpreson të mbijetoi deri mbas 25 qershorit. Ai e ka një ëndërr, të humbasë i vetëm dhe dëmin e humbjes ta paguajnë ato që e luftuan. Vështirë se mund ta realizoi, kur “hienat” tashmë e kanë rrethuar dhe presin sa të “gjakoset” pak… për ta coptuar.

Zgjidhja e vetme që i ka mbetur, është ta shkatërroi nga themelet “kullën e barit”, duke e finalizuar iniciativën e nisur nga Berisha, që në hedhjen e themeleve të saj. Të vetmen aftësi, atë të shkatërrimit, ai e ka deri në shkallën superiore… për të mos i’a ngrënë hakun!

Pas kësaj, nuk do ketë dy kryetar në një derë, një “timon” dhe një shofer. Pas kësaj, pyetjet e prestigjatorëve politikë, se si do u vej halli, se kë do mbajnë, e kë do qajnë, e kanë një përgjigjie: Askënd s’do mbajmë, e askënd s’do qajmë, largohuni që të mos u mallkojmë dhe shajmë! Para kësaj, ka vetëm një pyetje: A do të lind opozita e re… nga një “nënë e vdekur”?!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Dy kryetar në një derë, një “timon” e një “shofer”!”

  1. kleptofagos says:

    Ky capaculi “analist” i cili ka shume muaj qe ropatet pas potureve te Rames, eshte bere shume bajat me njeanshmerine e neveritshme te tij.
    Degjenerimi i PD-se eshte logjik dhe i merituar, por po zbatohet si pjese e marreveshjes dhe lojes se fshehte qe Berisha, Rama dhe Meta kane ujdisur me njeri tjetrin per te ruajtur “statuquo”-ne, pasurite e tyre te vjedhura dhe pushtetin, thene ndryshe, per te shmangur Vetting-un. Qe ta kuptojne tifozat e semure te te gjithe partive: Cdo gje qe ndodh ne Shqiperi eshte loje e mafies politike dhe financiare, per te vazhduar grabitjen e popullit dhe fshehjen e hajduteve nga drejtesia. Bojkotoni te gjithe Hajdutet qe na mashtrojne e qeverisin prej nje cerek shekulli !!

  2. Dulla says:

    Dy kryetare ne nje dere, njeri pjrdh tjetri mba ere…

  3. zi says:

    NJe histori makabre para 1000 vjetesh,
    vendosini ne ndonje muze, fosilet.
    Mund te mblidhen me shume njeres.

  4. ble-ta says:

    Populli e thote ndryshe “dy kambere ne nje dere, njeri pjerdh, tjetri mban ere”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *