“Faktori Veliaj” në zgjedhjet e 25 qershorit

1 Qershor 2017, 11:23Politika TEMA

Sociologu Fatos Tarifa thotë se këto zgjedhje do të përcaktohen nga disa faktore, të cilët nuk kanë qenë të pranishëm më parë.

Situata elektorale në Shqipëri sot, më shumë se kurrë, i ngjan një “moving target”; ajo ndryshon e do të ndryshojë nga dita në ditë. Sidoqoftë, mendoj se kjo fushatë zgjedhore dhe vetë përfundimet e zgjedhjeve do të përcaktohen nga disa faktorë, të cilët nuk kanë qenë të pranishëm më parë.

Ndër ta do të veçoja: (1) ndarjen e re administrative dhe, ipso facto, hartën e re elektorale të vendit;

(2) efektin përgjithësisht negativ të politikës destruktive dhe të “taktikës së çadrës” në psikologjinë e shqiptarëve dhe në sjelljen e tyre në këto zgjedhje;

(3) bilancin përgjithësisht pozitiv të qeverisjes në këto katër vitet e fundit, veçanërisht përsa i përket nisjes së disa reformave të rëndësishme;

(4) të panjohurat që sjellin në këto zgjedhje ndryshimet demografike;

(5) ndikimin e faktorit ndërkombëtar (përgjithësisht në favor të qëndrimeve të PS-së) në mentalitetin dhe në psikologjinë e elektoratit;

dhe (6), sidomos, “faktori Veliaj”, kryetari socialist i Bashkisë së kryeqytetit, puna dhe arritjet e dukshme e të pamohueshme të të cilit mundet këtë vit t’i japin dy deri tre mandate më shumë Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës.

Faktorë të tjerë, të cilët është e vështirë të parashikohen, mund të mos jenë kaq të rëndësishëm”, thotë Tarifa në një intervistë për gazetën Dita.

Sipas tij, PS do të fitojë sërish në këto zgjedhje dhe do të qeverisë vendin.

2 komente në ““Faktori Veliaj” në zgjedhjet e 25 qershorit”

  1. Drejtësia says:

    Të lumtë goja!

  2. shushica says:

    RAMA NE TIRANE DHE CORBY NE LONDER
    Corby,lideri i laburisteve britanike ,deri para 20 ditesh ne sondazhe ishte 20 pike prapa May…kryeministre dhe lider i konservatoreve ….Shume media ia hidhnin fajin per tezat e tij teper te majta …E verteta ishte krejt ndryshe Corby eshte sulmuar ne menyra te rafinuara nga e gjithe media perfshi dhe shumica e establishmentit laburist qe akoma rron me endrrat e Bleir..Corby ishte gjithashtu nen nje erresire mediatike .Sapo filloi te veproje ligji mbi fushaten elektorale per kohe te barabarte,Corby pati nje rritje te jashtzakoneshme e ngushtoi diferencen brenda 20 diteve ne 4 ..6 pike.Tashme eshte nje kercenim real per konservatoret .Corby shpalosi programin e tij per shtresat e pa privilegjuaram,per puntoret ,te rinjte dhe te varferit,por edhe per shtresat e mesme te kercenuara …Mendoni ..nje program thellesisht i majte ne nje nga vendet me te pasura …Faktori tjeter ishte inteligjenca e ngrohte,qartesia dhe thjeshtesia ne paraqitjen publike ,nje fisnikeri e vertete ne paraqitjen publike ..sa qe dhe kundershtaret mbeten pa fjale ….Natyrisht ai niset nga nje pozicion i veshtire dhe nuk dihet ne se arribn te mposhte konservatoret ,te cilet kane ditur te drejtojne jo keq deri ne daljen nga BE…
    Rama ka nje avantazh ,ka perballe kundershtare te çoroditur si PD…apo kundershtare pragmatike por pa ide si LSI…
    Megjithate Rama duhet ti lere batutat ne se do te fitoje i vetem…Duhet te shpalose qarte programin e tij ,i cili duhet te jete thellesisht i majte …..per vete kushtet e veshtira te jeteses se shumices se popullsise ……Puna ,shkolla ,shendetesia ,korrupsioni ,drejtesia ,strehimi ,kriminaliteti dhe droga ,regjimi fiskal ,,,duhet te jene perparesite e tij ..Keto jane faktore te cilet te garantojne fitoren ….Rama duhet te jete i qarte se nuk mund te perfaqesoje te gjithe ,pavaresisht presionet …ish pronaret ,shumica e te perndjekurve ,nje pjese e konsiderueshme e elektoratit emocional lumpen i Berishes nuk do ta votojne kurre..Edhe ne politike numurat jane kokforte ,prandaj ai mjafton te terheqe votuesit e tij te natyreshem ,ata jane shumica dhe merr me siguri mbi 60 perqind …Gjithmone ne se synon te fitoje …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje