FOTOT/ Ka edhe kështu, kandidati i PD në Kavajë nis fushatën: “Më falni që ju kam vjedhur kumbullat”

Partia Demokratike ka nxjerrë kandidat për kryebashkiak të Kavajës, kryetarin e PD së degës së qytetit, Isa Sakja. Zgjedhjet në këtë qytet do të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjidhshme, në 25 qeshor.

Ç’është e vërteta për të nuk është folur e shkruar shumë, sepse vëmendjen e ka marrë lista e Bashës, të cilat përpos paplotësisë së tyre në numër dhe dokumentacion, patën edhe kundërshti të forta nga figurat historike të PD-së që mbetën jashtë listave.

Por, megjithatë, Sakja e ka nisur fushatën e tij. Natyrisht, me një pjesëmarrje modeste nëpër takime, njëllojë si mitingjet e Bashës nëpër qytete, Sakja i Bashës ka nisur premtimet.
Në fjalën e tij dje, ai iu ka kërkuar falje atyre që iu kishte pas vjedhur kumbullat. Në kufinjtë e të pabesueshmes, por e thënë nga Sakja fjalë për fjalë kjo deklaratë.

Ndërkohë, mbetet të themi se pasi ka kërkuar falje për kumbullat, ai të kërkojë ndjesë për vjedhjen e fiqve, rrushëve e mollëve ndaj komshinjve e lagjes. Ose do të zotohet se do vjedhë gjithçka tjetër si kryetar, natysisht jo më kumbulla e rush.

Ndërkohë siç duket nga fotot, Sakja ka pasur edhe një moment sikleti ku siç shihet e kanë mbutur djersët, duke e çuar “hartën” përtej çdo normaliteti, ndoshta dhe nga ato që po nxirrte nga goja. Por përpos kësaj, premtimet e tij vazhdojnë. Të shohim ç’do na sjellë në vazhdim.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/11-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/11-1.jpg","attachment_id":"696744"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/pd2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/pd2.jpg","attachment_id":"696746"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/pd3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/pd3.jpg","attachment_id":"696747"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/pd-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/pd.jpg","attachment_id":"696745"}]
                 Loading...