Jozefina Topalli: Situata në PD është ulëritëse, jemi në një situatë edhe më të vështirë se në ’97-ën

Jozefina Topalli deklaroi se Partia Demokratike po kalon një moment mjaft të vështirë në drejtimin e Lulzim Bashës.

Topalli u shpreh se PD-ja po kalon moment edhe më të vështirë se në vitin 1997, ndërsa Basha nuk respekton Kushtetutën e PD-së.

“E kam parë veten edhe mes plumbave, por gjithmonë kam pasur besim tek kjo forcë politike.

Moment edhe më i vështirë se në 1997 për PD-në dhe kjo është ulëritëse”, deklaroi Topalli.

Ish-kryetarja e Parlamentit u shpreh se Partia Demokratike ka mbetur jashtë zgjedhjeve.

“Kjo nuk është lista e PD. Në këto zgjedhje nuk merr pjesë Partia Demokratike. Kjo është lista e z. Basha. Kjo i bie sikur kryeministri të mos njohi parlamentin, të mos njohi asnjëlloj institucioni. Të thotë kshu e kam vendos. Kjo është alarmante.”

Jozefina Topalli ka zbuluar edhe disa prapaskena pas “listës Basha”.

“Lista Basha’ nuk ka kaluar në asnjë forum të PD. ‘Lista Basha’ është e pakonsultuar me kryesinë e Partisë Demokratike.”

Sipas Topallit, Basha nuk njeh asnjë forum, madje nuk ka përfshirë në lista as sekretariatin e kryedemokratit dhe as njerëzit që qëndruan në çadër.

“Basha nuk njeh asnjë forum. Në listën e tij ëshë 70% jashtë grupi parlamentar. Pothuaj inekzistent është vetë sekretariati i z.Basha. Nuk është futur as kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Nuk gjej të përfaqësuar as ata njerëz që qëndruan në çadër” – u shpreh Topalli.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Jozefina Topalli: Situata në PD është ulëritëse, jemi në një situatë edhe më të vështirë se në ’97-ën”

  1. ilarguari says:

    Vertet moj Jozefine! Keshtu te duket ty tani? Kur ti rrije ne preherin e Berishes, a thua se i pyesje ato forumet e PD qe permend tani! Eshte e hidhur kur te paguajne nje te njeten monedhe moj Jozefine, por mos u mezit shume, gjerat po ndryshojne dhe koha e Berishe dhe jotja po kalon dhe ju po ju vjen fundi …….. i tmerrshem …. per gjithcka qe i keni bere Shqiperise se mjere!

  2. Benard says:

    E ndoqa ne debat para pak minutash Jozefinen. Ajo eshte e semure. Barazon veten me PD. Cfar jane keto debila qe e din shtetin te perjetshem te tyre. Demokracine ne PD e ka prishur Berisha dhe Jozefina dhe pike ! Kjo nuk duhet te flase po te jete njeri. Si nuk i vjen turp qe sulmon Kreun e opozites ne fushate. A ka me te pamoraleshme se kjo ?

  3. josifi says:

    ke te drejte Jozi, por ka nje zgjidhje ose dy beju me PS si Lefko o Lapardhase dhe ja fut Lules sa krahu..Ose edhe me LSI se kane nivel ata – europiane te vertete – forca e pare nga themeli…

  4. Linda says:

    A je ne terezi ti mi grua kur krahason 1997 me perjashtimin tend nga zgjedhjet????
    Ne 1997 u vrane bij nenash ne nje lufte hakmarrese-marrosëse qe e nxiti PD per pushtet.
    Kurse tani Luli po hakmerret me konkurentet brenda “llojit”

  5. Ada says:

    Me ke pelqyer jashte mase zonja Topalli sonte tek Ylli Rakipi. Je pjekur jashtezakonisht si politikane. Te pergezoj. Me vjen keq qe nje ze si ky i sotmi do ti mungoje parlamentit tone te ardhshem. Me duhet te pranoj se deri me sot nuk kam qene fanse e juaj apo e PD. Gjithsesi, me late pa fjale. Te uroj shume suksese.

  6. prisni se skeni pare gje akoma says:

    Ike per lesh zhozefine. Ike me gjith pd e lulzim bash dhe plakun mere.
    Hahahaaaaa.
    Ja ndolle vetes.
    Sali berisha ja ka fut sheqeres dhe jo ty. Te besosh saliun eshte si ti besosh djallit.

  7. Emigranti says:

    parlamentin s’e kane marreme tapi qe duan te jene te perjetshem e te pazevendesueshem kujt i plasi se s’do shofi surratin e saj e ca te tjereve qe paervecse e shkaterruan Shqiperine ,e plackiten si judeshi qefi,vrane e prene si ne mallte hasmit. Po puna eshte se ata qe ka vene Lulushi ne liste s’dihet si do te dalin.Po varja thuaj. NJe gje s’po marrim vesh mos eshte loja qe t’ja hedhin atyre kontrolleve te vetingut? Sidoqofte me ne krye Xhozin gjithe soji i tyre do t’i vjellin ato qe kane berese Zoti vonon po s’harron. Acaruese femer.

  8. DumDum says:

    Kapeni mor pe zhelesh kete e nxirreni nga PD-ja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *