Koalicioni, Tahiri-Vasilit: Në 4 vite patëm shkopinj nën rrota...!

1 Qershor 2017, 10:22Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri, shoqëruar nga kreu i bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj gjatë një takimi me banorë të njësisë numër 7 dhe 11, replikoi në distancë me kryetarin e LSI, Petrit Vasili.

Sipas Saimir Tahirit “gjatë katër viteve të qeverisjes ka pasur shumë shkopinj nën rrota dhe për këtë Partia Socialiste kandidon në zgjedhje me aleatin e vetëm, qytetarët e Shqipërisë”.

“Dëgjova Petrit Vasilin që thoshte se është tahma e madhe të imagjinosh një makinë me një timon. Unë nuk e di pse i shkon mendja te tahmaja në fakt. Unë e quaj përgjegjësi, atij i shkon mendja te tahmaja, është puna e vet.

Por të kesh mundësinë të qeverisësh këtë vend për shqiptarët, pa i zënë sytë me sherre, me shamata, nuk është tahma, është përgjegjësi.

Dhe kjo është përgjegjësia jonë, e Partisë Socialiste dhe e Edi Ramës përballë çdo shqiptari që me të drejtë kërkon më shumë punë prej nesh’’, theksoi Tahiri, gjatë prezantimit të kandidatëve Vasilika Hysi dhe Rakip Suli.

Kreu i LSI­-së, Petrit Vasili reagoi dje pas deklaratave të Tahirit, që shprehu dëshirën për të qeverisur të vetëm duke thënë se duan të drejtojnë një makinë me një timon. Vasili për t’i kthyer përgjigje PS kujton referendumin e vitit 1994 për Kushtetutën.

“Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë. Populli është aty, më i vëmendshëm se në 1994” u shpreh ai në faqen e tij në Facebook.

Ndërsa gjatë takimit, kryetari Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ndal te opozita duke deklaruar se për një ‘’Republikë të Re’’ nuk mund të qëndrojë, pasi ajo përfaqësohet nga Lulzim Basha i cili gjatë katër viteve që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës nuk bëri asgjë.

‘’Para se t’ju vijnë deputetët e radhës të PD­së që s’kanë bërë asnjë punë dhe duhet të vijnë të tjerë se nuk kanë mbajtur llafin ata të tjerët, para se të vijnë, shiheni pak ekipin e tyre. Ekipi ynë është: Edi Rama që bëri Tiranën dhe sot po bën Shqipërinë. Ekipi i tyre është Lulzim Basha dhe Sali Berisha që shkatërruan Tiranën dhe Shqipërinë’’, tha kyebashkiaku i Tiranës.

Duke u ndalur te reformat e ndërmarra gjatë këtyre viteve ish­ministri Tahiri shtoi se shumë është bërë, por akoma më shumë punë duhet bërë ndaj vota duhet të shkojë për Partinë Socialiste në 25 Qershor.

‘’Ka shumë gjasa që këtu ka njerëz që thonë: Ok, keni bërë shumë punë për legalizimet. Po ka shumë gjasë që këtu të ketë akoma njerëz të tjerë që thonë duhet të bëni akoma më shumë punë për legalizimet. Unë e di që ajo shtëpia aty ku janë ato zonjat nuk i është bërë legalizimi.

Edhe ku është ai djali, atje në kat të dytë nuk është bërë ende legalizimi. Ju përshëndes të dyve. Kini besim te ne dhe te Partia Socialiste. Shumë shpejt do bëhet legalizimi edhe për ju. Sepse qeveria jonë, e Partisë Socialiste dhe Edi Rama në katër vitet e ardhshme do t’i mbyllë legalizimet në çdo cep të Tiranës dhe në çdo cep të Shqipërisë’’, shtoi ndër të tjera Tahiri.

Kryebashkiaku Veliaj ndërkohë ftoi të gjithë qytetarët pavarësisht bindjeve të tyre politike të votojnë Partinë Socialiste, pasi investimet e bëra në këto vite nga bashkia janë në shërbim të qytetarëve përtej bindjeve partiake.

“Ne nuk do humbasim asnjë moment që deri në datën 25 Qershor çdo votë edhe e demokratëve të shkojë për Partinë Socialiste. Ju mund të thoni: si mund të shkojë një votë e demokratëve për Partinë Socialiste?

Ua them unë si: takojini komshinjtë demokratë dhe u thoni, a i shërbejnë njësoj edhe kalamajve demokratë edhe të socialistëve te ajo çerdhe?

A i shërbejnë njësoj edhe kalamajve të demokratëve edhe socialistëve te ai kopësht? A i ndërtojnë njësoj lodrat edhe për kalamajtë e demokratëve dhe të socialistëve?

A e bëmë sapo, gjithë bllokun e Doganave rehabilitim total me ujësjellës, me kanalizime me asfalt, me ndriçim, me gjelbërim edhe për demokratët edhe për socialistët?”, nënvizoi Veliaj.

5 komente në “Koalicioni, Tahiri-Vasilit: Në 4 vite patëm shkopinj nën rrota…!”

  1. Besjana says:

    Ka ardhe koha qe ne kete vend te qeverise nje parti e vetme ne menyre qe te mund te perqendrohet te populli qe I ka zgjedhur. Sa me shume vota aq me shume besim dhe pergjegjsi do kete PS. E SIGURT NE RRUGEN E SAJ WE DO TIA DALE MBANE.

  2. pablo dybala says:

    shume e drejt te gjith dikasteret e drejtuara nga lsi ishin mbushur nga te paafte qe nuk i conin dote perpara reformat e ndermara

  3. Petriti says:

    me fitoren pas 25 Qershorit gjdo gje do shkoj ne vendin e vet dhe ata qe kan futur shkopinje ne rrota do te pergjigjen. PS duhet te fitoje e vetme pa askend

  4. mario s says:

    keto zgjedhje ps ka bere koalicionin me te sigurt per fitore koalicionin me popullin shqiptare qe te ecim te sigurt drejt shqiperis europiane

  5. nano says:

    ishim ne koalicion me nje parti klienteliste qe e kish mendjen vetem per te vjedhur dhe tani dalin e na bejn moralistin . ps per shqiperin qe duam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje