LSI forcë e tretë? Kryemadhi: Sondazhi, një manipulim. Edhe Clinton fitoi me sondazhe por zgjedhjet i humbi...

1 Qershor 2017, 18:51Politika TEMA

Nënkryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shprehur edhe njëherë bindjen se kjo forcë do të dalë e para në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, duke i quajtur sondazhet qesharake dhe jo shqetësuese.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, përballë gazetarit Bledian Koka, Kryemadhi tha se LSI nuk paguan haraçe për sondazhe të tilla.

“Më vjen për të qeshur por fillimi i mbarë nuk janë sondazhet por puna që ka bërë LSI me qytetarët. Sondazhet nuk e kanë treguar asnjëherë fituese. Sondazhet periferike janë qesharake dhe nuk janë absolutisht shqetësuese.

LSI nuk ka për të paguar asnjëherë haraçe për sondazhe të tilla që jo vetëm kërkojnë të manipulojnë opinionin publik por edhe të heqin vëmendjen nga hallet e problemet e shqiptarëve.

Fshehja nëpërmjet numrave…Edhe Hillary Clinton fitoi nëpërmjet sondazheve por humbi. Është trillim apo demagogji që jemi mësuar ta shohim në mediat shqiptare për më tepër po të shikojmë metodologjinë”, deklaroi Kryemadhi.

Kandidate për deputet në qarkun e Elbasanit, numri dy i LSI-së tha se sondazhet nuk janë numra dhe se kjo forcë politike nuk bazohet tek sondazhet por në kontaktin me qytetarët në terren.

Ky është gabimi që kanë bërë mediat dhe partitë politike. LSI nuk bazohet në sondazhe, por në terren në kontaktin e përditshëm me qytetarët. Kontakti me njerëzit është sondazhi më i mirë. Arroganca politike që ne shikojmë rëndom e bën atë shumë larg njerëzve.

Shikojmë që kemi jo vetëm një jetë virtuale politike por edhe zhgënjehemi shumë kur shohim rezultatet. LSI nuk është zhgënjyer asnjëherë edhe pse kodet dhe rregullat janë bërë kundër saj”, theksoi Monika Kryemadhi,

5 komente në “LSI forcë e tretë? Kryemadhi: Sondazhi, një manipulim. Edhe Clinton fitoi me sondazhe por zgjedhjet i humbi…”

  1. ☆Gopisti i NSHRAK-u.t☆ says:


    Në mitingun e PD
    “Lente Zmadhuese”
    Për Monika Kryelopën
    “Lente Zvogëluese”!

    Sa Manipuluese!!

  2. Besoj says:

    Ju ka hyre vetja ne qef….Mbeten me blook ne dore se ku mund te shkojne per pushtet. Vetem ideale nuk kane keta.

  3. sit... back..and relaks →→→ says:

    Idiote, Hillary fitoi me mbi 3 milion vota ne vote popullore por sistemi elektoral i amerikes nxorri fitues Trump-in. Sondazhet ishin ne rregull, po keshtu eshte kur i lexon lajmet nga fejsbuqi. Nuk po them qe sondazhet ne shqiperi jane ok, mund te jete edhe ashtu sic thote kjo lopa, por te marresh Hillary per krahasim eshte nje gomarllek me oke.

  4. enter dobici janulles says:

    Hillary Klintoni fitoi me +2,1 % me vote popullore aq sa e nxoren edhe sondazhet moj zonja e pare e burrit me bllok ne dore.po ne usa kane sistem te cuditshem.

  5. dule jevgu says:

    Keta e kane partine hajdute si familje burre e grua.po ik moj qelbesire se boll i vodhet njerezit,shurrane qe deri dje mbushje barkun neper konviktet e Tiranes..Rama po eshte Burre te beje Aleance me Bashen dhe te ju fuse ne burg,Oh sa do Gezohen te gjithe Shqiptaret neper Bote po te denohet Presidenti Hajdut me Fakte.Pasi te burgose juve dhe ta mbushe Burgun me klanin Serb te sali qenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje