Ministri i LSI shpërthen kundër PS: Deri dje fajin e kishte Saliu, tani pas çadrës e paskemi ne

1 Qershor 2017, 14:10Politika TEMA

Ministri i Transporteve që është nga radhët e LSI Sokol Dervishaj ka “shpërthyer” kundër Partisë Socialiste.

Përmes një statusi në facebook Dervishaj ironizon PS-në duke thënë deri dje e kishte fajin Saliu ndërsa pas çadrës e paska fajin LSI.

Më tej ai akuzon PS se në këto katër vite sipas Dervishaj  u masakrua buxheti i infrastrukturës rrugore dhe bujqësisë, për të bojatisur pallate e mbjellë pemë që thahen pa u dalë gjethja.

Statusi i plotë

Dhe shpifjet vazhdojnë.

Deri dje e kishte fajin Saliu. Pas çadrës e paska fajin LSI.

Po ju a ndjeni ndonjë peshë faji, që në këto katër vite e masakruat buxhetin e infrastrukturës rrugore dhe bujqësisë, për të bojatisur pallate e mbjellë pemë që thahen pa u dalë gjethja.

E megjithatë po punojmë. Hidhini një sy rrugës Tiranë-Elbasan.  Hidhini një sy Unazës së Madhe në Tiranë.  Nuk po e bën Bashkia, por Ministria e drejtuar nga LSI.

Pyesni drejtuesit tuaj për by-passin e Fierit dhe Vlorës, se mund të mësoni diçka më shumë, se fajtorët I gjeni mes vetes.

Shihni fushat e punuara me mund nga bujqit, të kuptoni se kush flet në erë, e kush punon e u gjendet pranë.

Mos e ngaterroni modestinë tonë me bujën e reklamave tuaja, se fasadave u del shpejt boja, njësoj si kallajit thotë populli. Për ne Shqipëria është numri 1, sepse shqiptarët kanë nevojë për dinjitet, stabilitet dhe punë të ndershme.

Hiqni dorë nga thasët me miell, se shqiptarët nuk hanë një herë në katër vjet, por kanë nevoje për mirëqenie të përditshme. Kujtoni si u mbushën birucat me fukarenj e si e ngjitët rininë maleve për hashash.

Prandaj dhe shqiptarët do votojnë ata që flasin pak, e punojnë shumë.  Do zgjedhin numrin 1.

 

 

8 komente në “Ministri i LSI shpërthen kundër PS: Deri dje fajin e kishte Saliu, tani pas çadrës e paskemi ne”

  1. dada says:

    hahahahahahha me qetesi dhe dashur zoti minister.burgjet pse i lejoj ministria juaj? vendimin per te qendruar ne burg i ka prokuroria dhe gjykata. po keta e nxoren ilir meten

  2. Drejtësia says:

    Ik ore bajgë,lukuni hajdutësh.Kjo është LSI

  3. Labi says:

    Hiq mjekren o I palare ,ke goje e flet ,shiko kujtime I jep license per Te operuar nje kompanie qe ka nderuar Emrin nga belle air ne flyernest (ku eshte perseri ilir xhelo).ju jeni korupsion I gjalle ,matrapaze e hajduta. Te lsi .

  4. guri says:

    O Sokol me ngadal ta marim vesh .Mos ngatrro arat me rruget.Thaset e millit i ka Iliri sepse ka marr dhe merr akoma dore tek Salehi sepse e shpetoi nga burgu.

  5. sopiqoti says:

    O zoti Minister ! Vazhdoni te mereni me punen konkrete ne zbatimin e projekteve te pa perfunduara DHE kaloi me pune ” ..thashethemet e PS..”Kuka pune ke edhe llafe POR me mire te meresh me pune n se sa mer llafet.

  6. Feniks says:

    Ju jeni me keq se Berisha.Pa tradhetine tuaj Berisha sot do ishte ne burg te perjetshem.

  7. shkumbini says:

    Z. Minister.
    Si nuk i ndeze nje here, po njehere te vetme dritat e autostradave.
    Nuk e kupton? .. apo nuk e di….
    Ta them une segmenti Durres- Rrogozhine me drita te montuara dhe qe ndizet vetem nje segment prej 500 m. Si nuk te ben pershtypje qe e gjithe pjesa tjeter ka disa vjet qe nuk u ndezen nje here.
    Tjeter Tirane _ Durres e njejta gje. A don tjeter. Segmenti Rinas _ Tirane nuk u ndez njje here te vetme i gjithe por sa ndizet nje segment fiket tjetri. Keto shif ti se udheton edhe per ne Vlore dhe nuk te ben pershtypje.

  8. Punonjsi i Ministrise Transporteve. says:

    Sa miliona leke shtese i kerkuat Qeverise per Rrugen Tirane Elbasan more Ministri mjekrosh (doja te thoja kokebosh)? Ki kurajon dhe thuaja publikut. Pasi prete 20 here shirita per lkete rruge me Sali Kermesiren kur flirtonit me te 2009-2013 tani na dolet me propozimin qe nuk jane parashikuar drejt kostot e ndertimit. I moret Qeverise Rama nje tjeter shifer prej 43 milione dollare. Dhe ti palaco flet se te paskan masakruar fondet e infrastruktures. Fondet e kesaj rruge u bene rrush e kumbulla nga Likja me Salen dhe ti mbas tyre. Kjo rruge duhet te quhet Rruga e Turpit dhe vjen e dyta ne rradhe pas asaj te Kombit ky Lulushi perlau 280 milione Euro dhe mbylli ceshtjen me procedure ne Gjykaten e Larte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje