Kandidati për deputet në Qarkun Tiranë Arben Ahmetaj, i deleguar në Bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë, zhvilloi sot një vizitë në një agrobiznes në Gosë, një nga fermat më të mëdha prodhuese të zonës me gati 45 ha sipërfaqe e mbjellë me domate, lakër, speca, brokoli dhe misër, me një prodhim vjetor prej gati 13 mijë kv dhe xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë, ku janë punësuar rreth 70 punonjës.
Ahmetaj shpjegoi se në katër vitet e mandatit të parë, jo pak është bërë për bujqësinë dhe fermerët, përmes skemave të garancisë dhe financimit, por ka ende shumë për të bërë prandaj në Programin e Partisë Socialiste për mandatin e dytë qeverisës, bujqësia është një nga shtyllat kryesore të Programit, përmes promovimit të fermave mbi 5 hektarë per rritjen e produktivitetit si dhe mbështetjen direkte të fermerëve, përmes skemave direkte të financimit apo masave lehtësuese si përjashtimi nga TVSH I imputeve bujqësore.
“Sot patëm mundësi që të bashkëbisedonim për programin e Partisë Socialiste për bujqësinë. Programi jonë për bujqësinë ka në themel mbështetjen për fermën dhe fermerin, duke nxitur fermat në njësi më të madhe se 5 hektarë, për të promovuar një ekonomi shkalle më produktive. Në të njëjtën kohë, patëm rastin dhe mundësinë të ndajmë opinione me fermerë, për mbështetjen që kemi planifikuar në katër vitet që vijnë prej më shumë se 300 milionë euro, nëpërmjet instrumentave të mbështetjes direkte nga AZHBR-ja, nga Agjensia e Pagesave, nëpërmjet instrumentit të garancisë që kemi incentivuar dhe promovuar përpara gjashtë muajsh dhe sigurisht nëpërmjet instrumentit të IPARDI-it, program me Bashkimin Europian, i cili në krye të gjashtë muajve do të jetë efektiv dhe ferma si kjo mbi pesë hektarë, për kuriozitet të qytetarëve është një fermë prej gjashtë hektarë domate për industri, pra për salcë apo domaten e thatë.
Mund të jetë nga përfituesit e parë dhe në të njëjtën kohë është nje në takim me fermerët apo edhe me banorët e zonës, kur iu kërkojmë mbështetjen për kryeministrin Edi Rama dhe për Partinë Socialiste, kemi mundësi që të ndajmë opinione, ide për ta përmirësuar akoma më tej programin e Partisë Socialiste” – tha Ahmetaj
Suksese z. Ahmetaj vazhdoni keshtu je nje kandidat me vlera ke mbeshtetejne gjithe kavanjes e Rrogozhines …
nxitja dhe mbeshtetja e bujqesise me nje program si ky dhe bashkepunime te huaja i japn impluse zhvillimi bujqesise duke stimuluar zhvillim te aktiviteteve te reja dhe nje shtyse e madhe per te prodhuar te ardhura te qendrueshme per fermerin dhe ekonomime kombetare, suksese te metejshme me sa me shume iniciativa si keto
Ne nje moment apo ne nje tjeter dihej qe pas reformave qe formalizuan ekonomine investimi do te shperndahej ne sektoret qe kishin me shume nevoje por edhe ne ata ku investimi ne na jep me shume produkt fitimi. Investimet ne bujqesi jane nje investim per tu pershendtur.
Mendoj se eshte nje nga premtimet me efikase qe ngjall nje nevoje te madhe per secili nga ata qe merren me sektorin e bujqesise, nje sektor qe mbizoteron ne Shqiperi. Shqiperia turizem dhe bujqesi ka. Sa me shume te ardhura te kete aty aq me shume do te zhvillohet ekonomia. Me kete investim zhvillon ekonomine. Bravo
Program fantastik qe sjell alternativa te reja per fermerin dhe per gjithe bujqesine, nxitja e politikave mbeshtetese ka bere qe sot bujqesia te jete sektori me me shume te ardhura per ekonomine dhe kyc per punesimin kjo fale politikave mbeshtetese qe skane munguar, me pak fjale nje sektore plotesisht i transformuar.
Nje program me te vertete per tu pershendetur dhe vleresuar, mbi te gjitha gjen perkrahjen e fermereve.
Bravo z. Ahmetaj, jeni nga njerezit e rralle qe mundoheni te jepni gjithcka qe ekonomia e ketij shteti te rritet e te behemi si gjithe europa. Investimi ne bujqesi eshte nje investim frytdhenes dhe qe ndikon pozitivisht ne te gjita drejtimet.
ku osht kjo ferme pa emer..jepni pra emri kur qeka kaq prodhuse te shkojme te blejme aty
Ty katnar tirone nuk te pranojne te bleshe atje se rriqra ne trup nga ato te Saliut dhe infekton fermen.
mir shpresa rrofsh…puthje nga larg
Zoti Ahmetaj bravo per vullnetin qe keni
Ju lumte zoti Ahmetaj. Per njerez puntore si ty vuan Shqiperia. Vazhdoni keshtu dhe vetem suksese do keni.
14 milione leke xhiro????70 punetore per 12 muaj bejne 840 rroga per 23 mije leke bejne 19 milione e 320 mije leke.Duhet t’i kete skllever e i punojne falas qe del me fitim…ahahahahahhaha
Qenkan mbaruar furçat ne treg!!