Oficerja e RENEA-s, Rezarta Hoxha: Puna ime mes djemve dhe vështirësitë e profesionit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Oficerja e RENEA-s Rezarta Hoxha, ka rrëfyer rreth punës së saj si oficere, një profesion që është ndër më të vështirët për një femër.

Ajo tha se ka marrë pjesë në disa aksione të vështira. Rezarta Hoxha ka thënë se nuk është e lodhshme, por ndonjëherë e sikletshme të  punosh mes meshkujve

“Di të them që duhet të jesh shumë e kujdesshme ndaj detajeve, dhe të jesh e vetmja mes burrave normale që ndihesh edhe e privilegjuar. Duhet të kesh një mënyrë komunikimi perfekt, sepse aty është i rëndësishëm komunikimi”.

Oficerja e RENEA-s, Hoxha deklaroi se gjatë aksioneve detyrat janë të ndara, ajo merr pjesë njësoj si kolegët e saj  që janë të gjithë meshkuj. Ndërkohë rreth një muaj më parë Rezarta ka marrë një detyrë të re, e para kjo për një vajzë.

Ajo është negociatorja e parë femër në Shqipëri dhe diçka e tillë është quajtur si një thyerje tabuje. Ky sektor ka qenë një nga synimet kryesore të Rezartës, të cilin tashmë e ka arritur.

Më tej ajo ka rrëfyer se ka qenë në aksionin e vështirë të Lazaratit që ndërmori Policia e Shtetit para 4 vitesh, ajo tha se stërvitet shumë çdo ditë.

Hoxha deklaroi se gjatë aksioneve detyrat janë të ndara, ajo merr pjesë njësoj si kolegët e saj  që janë të gjithë meshkuj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Oficerja e RENEA-s, Rezarta Hoxha: Puna ime mes djemve dhe vështirësitë e profesionit”

  1. ish.parashutist says:

    Nje njesit anti-terror i policise, apo nje njesit i specializuar per misjone te vecanta te ushtrise, rregull nr1 eshte sekreti i identitetit te operatoreve.
    Cfare eshte RENEA? Njesit anti-terror apo trupa emergjence? VK shtet leshi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *