Për një duel pa gjak mes Romeos e Zhuljetës së Tiranës me Petritin në mes

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një dilemë që përsëritet rregullisht në Tiranë përpara çdo palë zgjedhjeve: do të ketë apo jo debat televiziv ndërmjet aktorëve kryesorë politikë? Fatos Nano e Sali Berisha në garë për qeverisjen qëndrore dhe Edi Rama e Besnik Mustafai për bashkinë e Tiranës, në dy debate të një dekade e kusur më parë me Blend Fevziun, janë të vetmet duele që kanë ndodhur deri më tani. Përveç këtyre rasteve, shqiptarët nuk e kanë pasur kurrë luksin që njerëzit që vendosin për jetët e tyre, të jenë përballë njëri-tjetrit. Gjetkë një gjë e tillë është normë dhe një akt moral pothuaj me vlerën e ligjit, në Shqipëri është ende një tabu. Dhe një çështje që mbetet në vlerësimin e palëve: dua dhe të ftoj dhe duhet të dua që të vij!

Një debat televiziv nuk mund të sqarojë shumë gjëra. As dy apo shumë të tillë. Vlerësimet për fituesin dhe humbësin e debatit janë kryesisht subjektivë. Fjala, pavarësisht peshës së pafundme të saj, nuk ka një instrument që ta peshojë saktë, për të zbuluar se kush e kishte më të rëndë se tjetri dhe cili u duk më i mençur se kundërshtari. Por debati është shumë më shumë se “kush fitoi!”. Eshtë detyrimi i atyre që zgjidhen për të “dhënë shfaqjen e gladiatorëve” përpara atyre që zgjedhin, është mekanizmi që afron transparencë deri në hapësira gri të konkurentëve e kështu me rradhë. Eshtë një nga ato rastet klasikë që edhe nëse nuk ka një produkt konkret, akti në vetvete është i tillë, qoftë një fikëse për zjarrin e pasioneve, qoftë një katalizator për pasione më të mbara se ato që janë të lidhur eskluzivisht me pushtetin.

“Eja në debat…, kam 48 orë që të ftoj në debat”! Lulzim Basha duket se nuk ka më shumë për të humbur. Për të duket se i rëndësishëm nuk është rezultati në zgjedhje, por pjesmarrja në to. Dhe ftesa për debat i ngjan moskokëçarrjes së të mbytyrit që nuk do t’ja dijë nga e lagura në ujë. Por duhet duartrokitur që e bën. Ai sfidon, pavarësisht shpresës se i fituar do të jetë nëse është i refuzuar.

Rama hesht. Një vit më parë, përpara votimit dramatik të reformës në drejtësi, ai ftonte kryetarin e PD-së dhe i shprehte gatishmërinë për të debatuar përpara shqiptarëve “…në çdo format të pranueshëm televiziv” sepse koha vrapon dhe se sfida është historike. Rama atëherë ftonte i bindur se askush nuk do të ndizte kamerat përballë tij dhe Bashës.

Petrit Vasili, ndërsa nuk ka asnjë dilemë për të pranuar ftesën për debat, thotë se të vetmen paqartësi e ka për mënyrën sesi do të japë parashikimin për rezultatin e debatit, me sinqeritet apo modesti: “Me çfarë kam parë dhe me cektësinë si i trajtojnë çështjet, ma bëjnë të lehtë debatin”.

Por debat nuk ka. Dhe nuk duket se do të ketë. Po çfarë i pengon tre kryetarët e partive kryesore në vend që të jenë në një tryezë të rrumbullakët apo dhe disa të tilla me cepa e të njëpasnjëshme. Përballë një apo disa gazetarëve. Në një transmetim në një apo në një rrjet televizionesh kombëtarë e lokalë. Në mungesë të rregullave dhe të traditës, qoftë dhe në një debat me rregulla të improvizuara, që mund të krijojë startin drejt një tradite. E cila edhe pse nuk mund të vendoset me ligj, por ka epërsinë e një akti moral nga i cili askush nuk do të ketë më pas të drejtën të bishtnojë. Në SHBA, për shembull, askush nuk e çonte në mendje që Trump e Hillari nuk do të dilnin përballë njëri-tjetrit në debat mbasi e kishin bërë një gjë të tillë dhe me një dyzinë të tjerësh brenda partive të tyre. Apo dhe së fundmi në Francë e kudo gjetkë në Perëndim. Edhe në Shqipëri kjo nuk duhet të jetë më një çështje dëshire, por një proces detyre.

Secili nga garuesit në qershorin e sivjetshëm, Rama, Basha, Vasili, Idrizi, Duka e të tjerë, janë prej vitesh në ekrane. Secili nga ta ka më shumë orë televizive se Kaç Çaushi apo Çim Xhepa që janë aktorë profesionistë. Secili nga ta jep shfaqje të përditshme me regji profesionale. Le të japin dhe disa të tilla në këto ditë të mbetura të fushatës. Publiku dhe suksesi i spektaklit politik është i garantuar. Debati mes tyre do të jetë një sprovë e shërbesës që ata i bëjnë qoftë të drejtës së publikut për të qenë i informuar, qoftë i detyrës së tyre për t’i shërbyer humorit të publikut.

Si rregull, negociatat që synojnë një marrëveshje, janë të fshehta. Edhe njerëzit, mjetet dhe teknikat që çojnë palët në marëveshje janë gjithashtu të tilla. Por imagjinoni një moment sikur të kishte një kamera në negociatën kokë më kokë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në mesnatën e 17-18 majit në Tiranë. Duke nisur që nga momenti që Rama i trishtuar si Romeo i kapi dorën Bashës tek dera e hekurt e kryesisë së Kuvendit e deri në daljen e tyre jashtë, përpara të njëjtës derë, kur Basha si Zhuljetë e turpshme, pranoi se kishte ndodhur marrëveshja. Edhe pse çifti i famshëm i Shekspirit nuk pati fund të lumtur, Romeo dhe Zhuljeta e Tiranës, padyshim i kursyen vendit një fund të tmerrshëm drejt të cilit padija dhe ligësia po projektonte përplasjen. Do të ishte “historike” kamera që do të kishte mundur të regjistronte dramën mes dy burrave që u takuan aty pa dëshmitarë dhe që po për këtë shkak, mund të kenë dëshmitarë të gjithë shqiptarët në një përballje televizive.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Për një duel pa gjak mes Romeos e Zhuljetës së Tiranës me Petritin në mes”

  1. kleptofagos says:

    Sofizmat e Vangjelit per te ringjallur padronet dhe “ish”-et e tij, nuk do kene vlere ne keto zgjedhje. LSI dhe PS jane te diskredituara tashme.
    Degjenerimi i PD-se eshte logjik dhe i merituar, por po zbatohet si pjese e marreveshjes dhe lojes se fshehte qe Berisha, Rama dhe Meta kane ujdisur me njeri tjetrin per te ruajtur “statuquo”-ne, pasurite e tyre te vjedhura dhe pushtetin, thene ndryshe, per te shmangur Vetting-un. Qe ta kuptojne tifozat e semure te te gjithe partive: Cdo gje qe ndodh ne Shqiperi eshte loje e mafies politike dhe financiare, per te vazhduar grabitjen e popullit dhe fshehjen e hajduteve nga drejtesia. Bojkotoni te gjithe Hajdutet qe na mashtrojne e qeverisin prej nje cerek shekulli !!

  2. kozmo says:

    PIKERISHT BASHA, QE KERKON ME KEMBENGULJE NJE DEBAT ,ESHTE ME I PAMORALSHMI.KUSH MUND TE DEGJOJE PERRALLAT E TIJ ????????
    NUK KA DYSHIM QE AI ESHTE ME I ZOTI NE MASHTRIME .

  3. optimizem per vendin says:

    Po si do perballen o Lorenc, çfare ka per te thene Lulezim Basha, kanabis, korrupsion, varferi per buke, burgosje per energjine dhe tani edhe pse dielli eshte i nxehte se henen ja la Saliut kur permbyti Shkodren. Apo do thote qe vodhi 230 miljone, firmosi litarin shqiptareve me grekun, vrau me 21 janar, ka bashkepuntore Fatmirin qe hodhi ne ere Gerdecin, ….perse do beje debat? Nuk i dime neve apo do te degjojme e shikojme se si do shprehen ata? Debati behet ne fushe qe tani ka hapur krahet nga Tropoja ne Konispol. Ata qe duan te besojne Lulezimin le ta besojne, ata qe duan te besojne Edi Ramen le ta besojne, e rendesishme eshte qe pas kesaj qe do votojne do marrin dhe rezultatet per 4 vjetet e ardhshem e mos te qahen pastaj e qajne pa rrahur si qante Lulezimi ne çader.

  4. macoku says:

    Po te pyesesh vunjotesit te gjithe e votojne Edi Ramen,megjithese eshte nip ne Vuno.Petrit Vasilin nuk e votojne ,megjithese edhte djale Vunoi ,Perfundimi kur nuk te votojne as ne fshatin tend je i mbaruar

  5. ardian says:

    Lorenz, sa me shume broçkollit aq me shume nxjerr ne pah injorancen tende prej individi, se prej gazetari po e po, je bere si ato lolot e oborrit. Por po te te vinte pak turp, do ti lije keto jashteqitjet e tua gojore.
    Permend te gjithe emrat, ironizon me injorancen tende te gjithe, perveç Ilirit, se nuk ta mban mendereja dhe fut emrin e Petritit, a thua se ky eshte nje burre, qe ky mund te jete çdo gje , vetem burre jo, si puna e Bashes me Berishen. Prandaj sa me pak te komunikosh me ate halene tende gojore aq me mire per ty eshte.

  6. rrem vogli jr. says:

    je gabim Lenco jane RAMEO e JULJETA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *