Rama vetëm në “timon”? Shkëlzen Berisha bashkon zërin me LSI: Ky s’ka as patentë..!

Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, kreu i Partisë Socialiste shpesh ka përdorur shprehjen “makinë me një timon”.

Me anë të kësaj shprehje Rama nënkupton që PS të dalë forcë e vetme në parlamentin e ri duke mos bërë asnjë koalicion me partitë e tjera dhe t’i udhëheqë vetë reformat.

Pas Petrit Vasilit të LSI, dëshirën e Ramës e ka ironizuar djali i ish- kryeministrit, Shkëlzen Berisha nëpërmjet një statusi në ‘facebook’.

“Ky që kërkon ta lënë vetëm në timon, nuk ka as patentë”, – shkruan Shkëlzen Berisha, duke zbuluar që kryeministri s’ka patentë.

Më herët kreu i LSI u shpreh se “është tahma e madhe ta drejtosh makinën vetëm” dhe se “fundi i makinave me një timon dihet”.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Rama vetëm në “timon”? Shkëlzen Berisha bashkon zërin me LSI: Ky s’ka as patentë..!”

  1. qim peka says:

    se mos ka saliu patente……….

  2. Fatosi-kosove says:

    Me patent te kemi ty xen berisha,bile me patent qe rralle kush e ka,ti ke patentin e kriminelit,vrasesit ne grup qe pak kush e ka,ne fakt ka ne siri,afganistan,irak,rusi,serbi e disa vend tjera,ti ke vrare ne Gerdec pikerisht fale aptentit qe ta ka dhene baba yt vrases,prandaj ti e ke te veshtire ta mendosh se rama do te jete prap kryeminister sepse e di fare mire se nese nuk ike per ne serbi me 26 qershor,ndoshta me 27 do te jeshe ne burg me patent.

  3. Luan says:

    Saliu ka patente Serbije dhe Greqijeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *