Sherri Henri Çili-Artur Zheji përfundon me një “happy end”

1 Qershor 2017, 16:53Sociale TEMA
Sherri Henri Çili-Artur Zheji përfundon me një “happy

Henri Çili dhe Artur Zheji duket se janë pajtuar me njëri-tjetrin, pas akuzave të ashpra që shkëmbyen disa muaj më parë.

Ata janë ulur krah për krah në një drekë, përkrah disa gazetarëve të tjerë të njohur.

Zheji dhe Çili u përplasën ashpër për shkak të Ramës.

Çili tha se Rama meriton edhe një mandate të dytë, gjë që solli reagimin e Zhejit, i cili pasi u pushua nga puna nga Çili, duket se gjeti rastin për të shfryrë dufin kundër Çilit.

““Henry i dashur, të them vetëm një fjalë të shkurtër dhe paralajmëruese: Mos gënje dhe mos mendo rrejshëm se qetësia ime filozofike e deri djeshme, do të më ndalojë të hap kutinë e thellë të sekreteve të tua, të cilën etika nuk ma lejon ende.

Debati ynë nuk ka qenë menaxherial, por thjesht dhe pastër i natyrës editoriale. Interesat e tua e donin që Rama dhe mbështetja që more nga Reforma në Arsim, direkt prej tij, të shpërbleheshin. Të kam ulur unë për drekë me Ramën disa muaj përpara zgjedhjeve 2013, për të të hequr nga lista e hakmarrjes së tij të nesërme. Ti e di shumë mirë se çfarë lobimi dhe beteje kam bërë për ty në rastin e Doktoraturave…Por ti ke lindur ambicioz dhe i pangopur. Kërkesa jote editoriale, për të qenë pjesë e hymnizimit të Ramës dhe demonizimit të të gjithë të tjerëve, ishte për mua e papranueshme. Sepse kam ca kode, që ti nuk i njeh dhe nëse merr dijeni, i refuzon, në emër të parasë…

Henry, për sot e lemë me kaq, mos u zhyt më thellë në kënetën e përfoljes dhe ruaju nga paniku. Kjo dhe është këshilla ime e fundit, përpara se sa të harroj “mikun” Çili dhe të merrem me të panjohurin Henry!”

Kështu i shkruante Zheji-Çilit.

Ndërsa Çili i ktheu reston:

….Jo vetëm që nuk ka asnjë kontekst të përfundimit të kontratës të zotit Zheji prej linjës editoriale, por ka një kontekst të interesit personal të Artur Zhejit në lidhje me kryeministrin aktual. Është interesi i tij për t’u zgjedhur drejtori RTSh-së dhe në momentin që kjo nuk u realizua kemi sot një Zheji nga një avokat i mazhorancës Rama-Meta në një prokuror të kryeministrit Edi Rama, çka është e drejtë e tij, siç është e drejta ime të them se e vetmja herë që kam folur me Edi Ramën për Artur Zhejin është lobimi im për Zhejin si drejtor i RTSh-së dhe e vetmja fjali që kam dëgjuar nga kryeministri Rama është: e kam parim, nuk e kthej asnjë njeri dy herë në të njëjtën detyrë”.

13 komente në “Sherri Henri Çili-Artur Zheji përfundon me një “happy end””

  1. artan says:

    Qenkan mbledhur te gjithe gazetaret e kazanit. Po Cili c’ka desh ketu?

    1. ☆.Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


      Hë,
      Ç’prisni pra
      Na i shqyeni ëndrrat
      Me dhëmbë, Me duar

      Rekuiem – një foto-lajm
      Për gazetarët idealistë
      Që dhanë shpirt në shekullin e shkuar!

  2. Dajti USA says:

    Tavolina PD-LSI po bene projektet e rrezimit te Edi Rames.

  3. agron says:

    te gjithe kurvat bashke

    1. Rear says:

      E ke qa qare, mungon ne apel Gjekmarkaj, Xhunga, Rakipi, Rakipllari dhe ndonje kurviçke tjeter.

  4. dule jevgu says:

    Plehrat me kembe.

  5. nord.al says:

    Ti mbledhesh te gjith sebashku nuk i arrijne as tek gjuri Andrea Stefanit.

  6. West says:

    Në foton më lart- i gjithë llumi i medias shqiptare!

  7. Kris says:

    Do te ngelin pa pune se shpejti! Sorrat e gazetarise shqiptare!

  8. PARIMET E SHARLATANIT says:

    Po per vete pse do te behet dy here kryeminister ??

  9. Konica i vertete says:

    Mbare prostitutat e clubit te kazanit me ne ktye Fevzo b.q, Artan Hoxha spiunin, Henri kokpalarin, Mark Marku turisalduarin, Tur Xheji bixhozxhiu, Lorenc Varangjeli papagal dhe Shkullak çorrapja ne nje vend bashkohuni!

  10. PARTIZANI says:

    KY ESHTE GRUPI I SUMSHQYERVE MEDIATIKO QE POLITIKA E PERDOR SI KAZAN PA BITH.

  11. petrit says:

    jane mbledhur si daci me qorrin , shikoni dhe shkruani .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje