Shkatërrohet banda e shqiptarit në Itali, vjedhje të shumta me vlerën 2 milionë euro

1 Qershor 2017, 16:53Kronika TEMA

5 rumunë, një shqiptar dhe një egjiptian kanë rënë në pranga nga policia italiane.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kishin organizuar një bandë të specializuar për grabitjen e autobetoniereve dhe pjesëve të makinave.

Mësohet se operacioni është zhvilluar në Latisana, ndërsa në pranga kanë rënë 5 rumunë, një shqiptar dhe një egjiptian.

Sipas mediave vendase shqiptari është identifikuar si Shkëlqim Kajo, 37 vjeç, i cili është arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar së bashku me egjiptianin, por tashmë është bërë i ditur identiteti i tij.

Bëhet me dije se anëtarët e tjerë të bandës janë arrestuar gjatë ditës së sotme.

Më tej, policia ka rikuperuar 8 autobetoniere të vjedhura me vlerë 2 milionë euro. Banda funksiononte në mënyrë të mirëorganizuar, ndërsa hetimet kishin nisur që prej korrikut të vitit të kaluar, pas vjedhjes së 3 mjeteve në një zonë të Udines.

Pas vjedhjes, mjetet fshiheshin në një ambient të marrë me qira nga anëtarë të grupit. Autobetonieret më pas çmontoheshin me synimin për tu dërguar në Egjipt përmes detit. Mjetet e grabitura i përkisnin kompanive të mëdha të ndërtimit në Itali.

1 komente në “Shkatërrohet banda e shqiptarit në Itali, vjedhje të shumta me vlerën 2 milionë euro”

  1. ti je muslimon,mos luaj ''evropianin'',vendi yt eshte ne keli..........allah uakbar! says:

    banda e ”hasanit” turkoshak e jo shqiptarit………………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje